LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Franca do të krijojnë fondin për inovacion për vendet e BE-së

Gjermania dhe Franca do të krijojnë fondin për inovacion për vendet e BE-së

Berlini dhe Parisi kanë bashkuar forcat për të financuar inovacionit dhe kërkimin në bizneset e reja teknologjike në 28 vendet anëtare në mënyrë që Evropa të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën.

Zakonisht Evropa qëndron mbrapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimin e teknologjive të reja, ku kjo e fundit ka një industri të fuqishme të bizneseve në Luginën e Silikonit, përcjell Telegrafi.


Gjatë Samitit të Ballkanit që u mbajt javën e kaluar, Gjermania dhe Franca kërkuan nga Këshillit Evropian për Inovacionin për të financuar bizneset teknologjike.

Këto kërkojnë krijimin e një rrjeti për ta ngritur inovacionin dhe tashmë Franca ka shpenzuar të paktën 1.5 miliard euro në inteligjencën artificiale. /Telegrafi/