LAJMI I FUNDIT:

Gjermanëve iu shtrenjtohet kuleta familjare, paguajnë 10 për qind më shumë për energjinë elektrike

Gjermanëve iu shtrenjtohet kuleta familjare, paguajnë 10 për qind më shumë për energjinë elektrike

Një e katërta e qytetarëve në Gjermani kanë harxhuar 10 për qind më shumë të të ardhurave familjare neto për sa i përket shpenzimeve për energji elektrike.

Kështu njofton Instituti gjerman i Ekonomisë (IW) duke shtuar se kjo normë në muajin maj të vitit kaluar ishte 14.5 për qind, shkruan DPA, përcjell Telegrafi.

“Rreziku për një varfëri energjetike është rritur dukshëm. Çmimet enorme të energjisë po i vënë familjet nën presion financiar”, tha ekonomisti i IW-së, Ralph Henger.


Varfëria energjetike konsiderohet kur qytetarët shpenzojnë më shumë se 10 për qind të të ardhurave për ngrohje, ujë të nxehtë dhe energji elektrike.

Sipas llogaritjeve të IW-së, kjo ka prekur të gjithë ata qytetarë dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke përfshirë të papunët, personat afër pensionimit apo ata prindër të vetëm.

Po ashtu, IW-ja thekson se pothuajse 65 për qind e personave me të ardhura më të ulëta, gjatë muajit maj duhej të shpenzonin më shumë se 10 për qind për energji. Statistikat tregojnë se shumë prej tyre tashmë janë në kufirin e varfërisë, që do të thotë se ata kanë të ardhura më pak se 60 për qind e familjeve me të hyra mesatare.

Megjithatë, Henger paralajmëroi se rreziku i varfërisë energjisë shtrihet edhe në klasën e mesme.

Pas përkeqësimit të krizës së gazit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, përfaqësues të industrisë dhe Bankës Qendrore të Gjermanisë pritet të takohen me zyrtarë të qeverisë për diskutuar rreth ecurisë së inflacionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori