Gjermanët ndjehen të pasigurtë dhe po amatosen apo po stërviten në sporte marciale dhe kurse për vetëmbrojtje.
Gjermanët po amatosen. Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po bëjnë të ashtuquajturën “licencë të vogël armësh” që i lejon të mbajnë me vete armë me fishkë me gaz lotsjellës. Por edhe armë të tilla janë të rrezikshme, sepse nëse shkrepja bëhet nga një distancë e afërt, ajo mund ketë efekt vdekjeprurës.
Veçanërisht dy vitet e fundit numri i gjermanëve që kanë marrë këtë licencë, është rritur jashtëzakonisht shumë. Në janar 2016, një licencë të tillë e kishin rreth 301,000 vetë – në dhjetor 2017 numri i tyre shkonte në më shumë se 557,000. Sipas shitësve të armëve për armë dhe fishekë me gaz lotsjellës, apo elektroshokë ka pasur aq shumë kërkesa sa rezervat nuk janë më të mjaftueshme.
Edhe kurset për sporte marciale apo për vetëmbrojtje, si taekwondo, po përjetojnë një bum.
Sipas një ankete të institutit infratest dimap të janarit 2017 rreth 32 për qind e gjermaneve ndjehen të pasigurtë, kurse rreth 51 për qind e tyre, ndjehen më tepër të sigurtë se të pasigurtë. Po ashtu anketimi tregoi se një e katërta e të anketuarve i mënjanojnë natën sheshe apo rrugë të caktara, sepse kanë frikë. Po ashtu rreth dy të tretat thanë se mbajnë me vete për vetmbrojtje spray me gaz lotsjellës apo armë.
Shtimi i personave që janë të interesuar të blejnë armë frikësuese përkon me periudhën që Gjermania hapi kufijtë për emigrantët dhe refugjatët. Edhe anketa e institutit infratest dimap tregon se rreth një e treta e të anketuarve u shpreh se më tepër frikë kanë prej “të huajve dhe refugjatëve”, pasuar prej “neonazistëve dhe të djathtëve”, rreth 13 për qind, shkruan DW.
Sociologia Dirke Hummelsheim-Doß thotë se frika lidhet kryesisht me mënyrën e prezatimit të emigracionit në media, por nëse një gjë e tillë është vërtet e argumentuar apo jo, ky është një problem tjetër.
Kriminologu Arthur Kreuzer thotë se mbajtja e armëve nuk u garanton mbajtësve të tyre më tepër siguri. Po ashtu mbajtja e armëve nga persona privatë helmon klimën e bashkëjetesës. “Përhapja e mentalitetit të armëve, bëjnë që të rriten mosbesimi dhe frika, të pakësohet besimi në sigurinë publike dhe të dëmtohet monopoli i pushtetit.” – thotë Kreuzer. Për këtë arsye, sipas sociologes Hummelsheim-Doß, një nga gjërat që ka rëndësi është që të mbajmë parasysh arsyet për ndjenjën e pasigurisë tek gjermanët. Shpesh ato nuk lidhen me vetë kriminalitetin. “Ne e dimë se frika nga krimi është gjithmonë shumë e lidhur me frikën prej ndryshimeve dhe krimi shërben si një fushë projektimi për probleme sociale. Për këtë arsye politika duhet t’i kushtojë vëmendje si ndjekjes së krimeve, por në të njëjtën kohë edhe të jetë më fort e përkushtuar ndaj shqetësimeve sociale të popullsisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3