LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që nuk i bëni e që jua dëmtojnë sistemin imunitar

Gjërat që nuk i bëni e që jua dëmtojnë sistemin imunitar
(Foto: WebMD)

Sistemi imunitar është mbrojtja natyrale e organizmit kundër sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret, viruset, kërpudhat dhe toksinat. Përbëhet nga organe, qeliza dhe proteina të ndryshme që punojnë së bashku për të zhdukur ndërhyrësit e jashtëm.

Ekzistojnë dy lloje imuniteti: i lindur – sistemet mbrojtëse me të cilat keni lindur dhe i fituar – të cilin e zhvilloni kur trupi juaj është i ekspozuar ndaj mikrobeve.

Imuniteti i ulët mund të jetë për shkak të gjërave që thjesht nuk mund t’i kontrolloni, gjendje të tilla, si diabeti ose nevoja për të marrë medikamente të caktuara.


Si funksionon sistemi imunitar
Lexo po ashtu Si funksionon sistemi imunitar

Nuk flini mjaftueshëm

Gjumi i mirë është një shtyllë e shëndetit të mirë, kështu që nëse nuk ngopeni me të, mund të ketë pasoja të shumta, duke përfshirë sistemin tuaj imunitar.

Sipas WebMD, mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj viruseve dhe mikrobeve dhe mund ta bëjë më të vështirë rikuperimin prej tyre.

Kjo për shkak se organizmi nuk është në gjendje të prodhojë qeliza dhe proteina që luftojnë infeksionin – të quajtura antitrupa – që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Vetëm gjatë gjumit trupi liron proteina që ndihmojnë sistemin imunitar – të quajtura citokina.

Nuk e menaxhoni mirë stresin

Ankthi mund ta dobësojnë reagimin tuaj imunitar brenda vetëm 30 minutash, kështu që mendoni se çfarë mund të bëjë stresi i vazhdueshëm në aftësinë tuaj për të shmangur viruset.

Nuk kaloni kohë të mjaftueshme jashtë

Hulumtimet nga Universiteti Georgetown zbuluan se rrezet e diellit jo vetëm që rritin vitaminën D, gjithashtu mund t’u japin energji limfociteve T, qeliza që janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e infeksionit.

Ndryshimi i thjeshtë në rutinën e mëngjesit, mund ta forcojë sistemin imunitar
Lexo po ashtu Ndryshimi i thjeshtë në rutinën e mëngjesit, mund ta forcojë sistemin imunitar

Nuk hani mjaftueshëm pemë dhe perime

Pemët dhe perimet mund ta ndihmojnë organizmin të prodhojë qeliza të bardha të gjakut për ta luftuar infeksionin.

Nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan thonë se një dietë me mungesë të një ose më shumë lëndëve ushqyese mund ta çrregullojë prodhimin dhe aktivitetin e qelizave imune dhe antitrupave.

Rekomandohet që të hani një dietë të ekuilibruar me fruta të plota, perime, proteina pa yndyrë, drithëra dhe shumë ujë për të qëndruar në formë.

Nuk ushtroni

Ndërsa shumica prej nesh nuk duan asgjë më shumë se të qëndrojnë brenda gjatë dimrit, mungesa e stërvitjes mund ta dobësojë përgjigjen tuaj imune.

Sipas WebMD, ushtrimet e rregullta aerobike e mbajnë gjakun të qarkullojë në të gjithë trupin në mënyrë më efikase duke e ndihmuar organizmin të mbrohet më mirë kundër mikrobeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori