LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që doktorët asnjëherë nuk duhet t’i postojnë në rrjetet sociale!

Gjërat që doktorët asnjëherë nuk duhet t’i postojnë në rrjetet sociale!

Popullariteti i rrjeteve sociale ka shpërthyer vitet e fundit, ku vetëm platforma Facebook ka me miliarda përdorues.

Sidoqoftë, duhet të dini se ka rreziqe potenciale të përdorimit të rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.


Shpërndarja e informacione të pasakta mjekësore

Kur përdorni rrjete sociale mund të vëreni se ka me qindra apo mijëra artikuj mjekësor çdo ditë.

Mirëpo, këta artikuj zakonisht janë të mbushur me informacione të pasakta. Prandaj, doktorët duhet të shmangin shpërndarjen apo pëlqimin e këtyre artikujve mjekësor, përpos nëse e kanë lexuar të gjithë artikullin dhe e kanë verifikuar saktësinë e tij.

Nëse një përdorues gjen informacione të pasakta mjekësore përmes rrjetit tuaj social, atëherë kjo mund të reflektoj shumë keq në reputacionin tuaj.

Mos postoni asgjë që e cenon privatësinë e pacientit

Kolegji Amerikan i Doktorëve tregon se doktorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në rrjetet sociale, pasi që mund ta cenojnë privatësinë e pacientëve.

Ka shumë doktorë të cilët e kanë humbur licencën e tyre, pasi që kanë postuar fotografi në rrjete sociale që e kanë cenuar privatësinë e pacientit.

Informacionet personale

Duhet të shmangni postimin e çdo informacioni personal përmes rrjeteve sociale. Postimi i ndonjë komenti të padukur, fotografie apo videoje, mund të bëjë që të prishet reputacioni juaj.

Gjithashtu, e rrezikon edhe lidhjen tuaj doktor-pacient nëse pacientët dinë shumë për jetën tuaj personale. /Telegrafi/