LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që bëjnë miqtë e rremë dhe si t’i dallojmë ato

Gjërat që bëjnë miqtë e rremë dhe si t’i dallojmë ato

Miqtë janë familja që ju mund të zgjidhni, dhe mbajtja e një miqësie të mirë kërkon shumë punë të vështirë.

Ka miq që me të vërtetë kujdesen për ne, ndërsa ka edhe nga ata që na përdorin vetëm për të mirën e tyre.


Është shumë e rëndësishme t’i dallosh ato para se të jetë vonë. Të jesh i përfshirë në një miqësi të rreme është vetëm humbje kohe dhe energjie.

Më poshtë gjeni gjashtë gjërat që bën një mik i rremë dhe si t’i njohim ato:

Ata flasin vetëm për veten e tyre

Miqtë e rremë do të flasin vetëm për veten e tyre. Ata duan të jenë në qendër të vëmendjes, duke besuar se janë njerëzit më interesantë dhe se të tjerët duan të dëgjojnë çdo histori rreth tyre. Gjithmonë duan të thonë mendimin e tyre për diçka, edhe nëse njerëzit nuk e kërkojnë atë.

Ata ju thërrasin vetëm nëse kanë nevojë për diçka

Ju do të dalloni një mik të rremë, kur ai ju thërret vetëm për mbështetje emocionale, duke e ditur që nuk mund t’u thoni jo. Miqtë e rremë do të humbin kohën tuaj për të mbushur kohën e tyre dhe ata nuk interesohen aspak për ju dhe kohën tuaj. Qëllimi i vetëm është të ju përdorin në mënyrë që ata të ndjehen mirë me veten.

Ata përgojojnë shumë

Miqtë e rremë thjesht adhurojnë kur bëjnë thashetheme për të tjerët. Mos harroni, nëse ata flasin keq para jush për të tjerët, ka shumë të ngjarë që të flasin edhe keq për ju.

Ata ju komplimentojnë dhe ngacmojnë në të njëjtën kohë

Miqtë e rremë shpesh bëjnë një shaka me ju dhe nëse shohin se jeni ofenduar, ata do t’ju bëjnë komplimente në çast. Kjo është një nga teknikat që përdorin manipuluesit e mirë. Arsyeja për ta bërë këtë është se ata nuk ju pëlqejnë vërtet. Mos harroni, këto taktika që ata përdorin kanë për qëllim të shikojnë dobësitë tuaja dhe t’ju bëjnë të ndiheni të pasigurt.

Ata të bëjnë t’i zgjedhësh ata mbi miqtë e tu

Ata janë shumë egoistë dhe ju duan vetëm për veten. Ata madje mund të zemërohen me ju dhe t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë nëse rrini më shumë me miqtë e tjerë. Ata ju shohin si shërbëtorin e tyre dhe  duhet të jeni në dispozicion 100 për qind të kohës tuaj për të përmbushur gjithçka që ju nevojitet.

Ata gjithmonë shfrytëzojnë rastin më të mirë

Miqtë e rremë nuk e respektojnë kohën dhe planet tuaja, që do të thotë se mund të anulojë planet me ju nëse ka gjëra më të mira për të bërë . Dhe kështu, në vend që të zgjidhte të kalonte kohë me ty, zgjodhi diçka që i dha më shumë dobi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori