Disponimi është një gjë e ndjeshme. Është vështirë të jemi gjithmonë të buzëqeshur dhe me vullnet të mirë, veçanërisht në kohën e sotme kur rimti i jetës është jashtëzakonisht i shpejtë.
Ne ju sjellim disa gjëra befasuese që mund të ndikojnë edhe në disponimin tuaj. Nëse jeni shpesh të padisponuar gjithsesi vazhdoni të lexoni.
Intoleranca në ushqim
Intoleranca në ushqim është përgjegjëse për një gamë të gjerë të problemeve fizike, duke përfshirë të përzierat dhe dhimbjet në bark. Intoleranca në ushqim po ashtu mund të ndikojë edhe në disponimin tuaj, nxit acarim, mungesë të koncentrimit, nervozë, agresion dhe hiperaktivitet.
Nëse vuani nga ndryshimet e përditshme të disponimit, provoni të mbani ditar të ushqimit. Shkruani gjithçka që hani dhe çfarëdo ndryshimi të disponimit dhe tentoni të gjeni lidhjen.
Rregullimi i shtëpisë suaj
Nëse dëshironi të përmirësoni disponimin, tentoni të rregulloni shtëpinë dhe rrethin tuaj. Ngjyra e kuqe tek disa njerëz shkakton nervozizëm, e verdha dhe e kaltra ndihmojnë për t’u relaksuar. Zbuloni se cilat ngjyra ju përgjigjen dhe tentoni t’i aplikoni në shtëpinë tuaj. Vendosni fotografi që ju qetësojnë siç është ndonjë peizazh shumë i bukur apo kafsha juaj e preferuar.
Shtëpia juaj duhet të jetë oazë e qetësisë në të cilën do të ndihem gjithmonë rehat, prandaj rregullojeni shtëpinë për të gjetur qetësi, rehati dhe disponim të mirë.
Ngritja në pozitë në punë
Edhe pse të gjithë ëndërrojmë që të na ngritin në pozitë në punë, realiteti mund të jetë tërësisht i ndryshëm, Personat që promovohen mund të vuajnë nga stresi i tepërt, frustrimet, ndryshimet në disponim dhe depresioni. Më së miri do të ishte të përmirësoni kualitetin e jetës suaj sa më shumë që mundeni dhe atë para se të avancoheni në pozitë.
Gjumi i vonshëm
Shumë nga ne jemi të vetëdijshëm që mungesa e gjumit mund t’i kontribuojë disponimit të keq. Por, hulumtimet kanë treguar që e rëndësishme është edhe koha kur shkoni për të fjetur. Për shembull, nëse shkoni të flini në ora 3 të mëngjesit, nuk do të ndiheni krejtësisht mirë edhe nëse flini tetë orë. Po kështu mirë do të ishte nëse çdo natë shkoni në shtrat në orën e njëjtë.
Mungesa e materieve ushqyese
Edhe pse depresioni mund të shkaktohet nga shumë gjëra, ushqimi në mënyrë të konsiderueshme mund të përmirësojë gjendjen tuaj. Mungesat e vitaminave D dhe B si dhe acidet yndyrore omega 3 mund të çojnë deri te ndjenja e depresionit dhe ankthit.
Përpiquni që me konsumimin e ushqimit të pasur me ato materie ushqyese dhe me siguri do te ndieni ndryshime në disponimin tuaj.
Miqtë tuaj
Ndoshta mendoni që kalimi i kohës me miqtë gjithmonë ndikon pozitivisht në disponimin tuaj, por mashtroheni. Emocionet, pozitive dhe negative, janë infektuese dhe lehtë barten nga personi në person, veçanërisht nëse bëhet fjalë për personat e afërt. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të shoqëroheni me miqtë kur kanë probleme, përkundrazi, shoqërohuni me ta, por tentoni sa më shumë t’iu ndihmoni sepse duke iu ndihmuar do të parandaloni emocionet negative.
Pilulat kontraceptive
Disa hulumtime kanë treguar që pilulat kontraceptive mund të shkaktojnë depresion te disa femra, ndryshime në disponim, rritje të zemërimit dhe humbje të libidos. Nëse mendoni që disponimi juaj ka ndryshuar për shkak të pilulave kontraceptive, flisni me gjinekologun tuaj që të mund të flisni për format alternative të mbrojtjes nga shtatzënia e padëshiruar.
Pirja e duhanit
Të gjithë e dimë që pirja e duhanit shkakton kancer, sëmundjet e zemrës dhe plakje të parakohshme, por më pak është e njohur që cigaret mundtë ndikojnë në shëndetin tuaj mental. Sipas rezultateve të shumë hulumtimeve, njerëzit që pinë cigare mund të rrisin rrezikun nga zhvillimi i depresionit, Kështu, të varurit nga nikotina, mund të jenë dy herë më shumë depresivë se ata që nuk janë të varur nga nikotina.
Drita e diellit
Ditët e errëta te shumica. e njerëzve shkaktojnë letargji dhe depresion. Megjithatë, nuk është dukuri e rrallë që edhe drita e diellit të shkaktojë depresioni, veçanërisht gjatë kohës së nxehtësisë verore. Ekspozimi i tepruar në diell mund të shkaktojë pagjumësi, zvogëlim të apetitit dhe depresion.
Mbani mend që gjithçka e shëndetshme është në sasi të moderuara, kështu pra edhe drita e diellit.
Drita e natës
Nëse rregullisht ju zë gjumi derisa jem duke lexuar apo shikuar televizor, kjo mund të ketë pasoja serioze në disponimin tuaj në ditën e ardhshme.
Hulumtimet kanë treguar që drita gjatë kohës së gjumit mund të frenojë prodhimin e melatoninës, hormonit i cili rregullon disponimin dhe prodhohet në errësirë. Prandaj, më parë kontrolloni nëse i kem fikur të gjithë dritat dhe pajisjet para gjumit në mënyrë që të flini mirë dhe të jeni më mirë të disponuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri