LAJMI I FUNDIT:

Gjeopolitika e Rusisë në raport me Kosovën, vendimi i Qeverisë për targat dhe reciprociteti me Serbinë për letërnjoftime – gjithçka nga intervista me Hoxhajn

Gjeopolitika e Rusisë në raport me Kosovën, vendimi i Qeverisë për targat dhe reciprociteti me Serbinë për letërnjoftime – gjithçka nga intervista me Hoxhajn

Ish ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për emisionin “Përballje” ka folur për situatën aktuale gjeopolitike, tendencat e ndikimit të Rusisë në rajon, pastaj edhe për vendimet e kryeministrit Albin Kurti për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe vendimin për targat.

Hoxhaj në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, flet për librin e tij “Përplasje e madhe” (Si po e lufton Rusia Kosovën dhe Ballkanin?).

Ish ministri i Punëve të Jashtme thotë se Rusia po e bllokon Kosovën të jetë anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes vetos së saj në Këshill të Sigurimit dhe kjo, sipas tij, ka prodhuar pasoja të mëdha siç është dialogu me Serbinë.

“Nëse Kosova do të ishte në OKB ne në 11 vitet e fundit nuk do ta diskutonim temën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, deklaron Hoxhaj.

Ai tutje pohon se në vazhdimësi Kosova dhe zgjerimi i NATO-s që gjoja prezanton kërcënim për Rusinë, janë përdorur nga kjo e fundit për ta luftuar rendin ndërkombëtar liberal.

“Prej kohës kur kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Vjenë vitet 2006-2007 e kam parë që qëndrimi i Rusisë në raport me Kosovën nuk është një keqkuptim e as mosmarrëveshje me Perëndimin, por mendim dhe veprim gjeopolitik i strukturuar”.

Ai shtoi se në tetor të vitit të kaluar (2021), ka qenë i bindur se do të ketë agresion mbi Ukrainën dhe se lufta atje do të ketë ndikim edhe në Ballkan e Kosovë.

Qe nga atëherë ish-kryediplomati thotë se ka përcjellë zhvillimet derisa në maj publikoi librin “Përplasje e madhe”, i cili sipas tij, ua bën të qartë shqiptarëve se çfarë gjeopolitike përdor Rusia në raport me Kosovën dhe shqiptarët.

Enver Hoxhaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

“Aktualisht po ndodh një luftë në Ukrainë, e cila kemi menduar se i takon librave të historisë, por është kthyer në realitet politik të Evropës. Rendi evropian është qarë në mes. A do ta fitojë luftën kundër Rusisë Perëndimi dhe Ukraina varet se a do të shpërbëhet ky rend ndërkombëtar. Ndërsa, në raport me Ballkanin, Rusia ka hapur një front të dytë. Dhe ky front është i luftës hibride që përfshinë të gjitha llojet e mundshme të luftës. Kjo përplasje e madhe po ndodh edhe në Ballkan”.

Hoxhaj tutje shton se Rusia prej vitit 1998-1999 është shpërfaqur si rival i Perëndimit dhe ka përdorur temën e Kosovës si për ta thelluar hendekun mes saj dhe Perëndimit.

Hoxhaj: Rusia e ka përdorur çdo herë Kosovën për ta luftuar rendin ndërkombëtar, tash po e bllokon në procese integruese
Lexo po ashtu Hoxhaj: Rusia e ka përdorur çdo herë Kosovën për ta luftuar rendin ndërkombëtar, tash po e bllokon në procese integruese

“Ndërsa, duke u fuqizuar dhe duke rritur ndikimin politik është shndërruar në armik të Perëndimit dhe sigurisht e ka keqpërdorur dhe e ka manipuluar rastin e Kosovës duke pretenduar një analogji të rreme për situatat ku rusët e kanë përdorur intervenimin ushtarak, pushtimin klasik, qoftë në Gjeorgji, qoftë në Krime, qoftë në Ukrainë”.

“Situatat atje dhe në Ballkan sigurisht ndryshojnë, mirëpo Rusia ka përdorur një pretekst gjoja për të legjitimuar rolin e saj në Evropën Lindore dhe së fundmi për ta luftuar rendin ndërkombëtar. Prej fillimit tema e Kosovës dhe zgjerimi i NATO-s gjoja se po prezanton kërcënim për Rusinë, janë përdorur nga Rusia për ta luftuar rendin ndërkombëtar liberal”.

Në fund, Hoxhaj thekson se çdo qytetar i Kosovës dhe shqiptar në Ballkan, duhet ta kuptojë gjeopolitika ruse në raport me Ballkanin është më shumë cariste se sa sovjetike.

“Putini dhe Perëndimi jetojnë në dy shekuj të ndryshëm. Rusia jeton në shekullin 19. Ata e shohin botën si një fuqi reale e shekullit 19 dhe Ballkanin si një fushëbetejë, të cilën duhet të kenë rol dhe ndikim”, përfundon ai.  Hoxhaj në këtë intervistë ka folur edhe për zhvillimet politike në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ish ministri i Jashtëm ka folur edhe për dy vendimet e fundit të kryeministrit Kurti për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve dhe reciprocitetin me letërnjoftimet për qytetarët serbë që hyjnë në Kosovë, është teknik dhe taktike sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt.

“Jam i bindur që Kosova e Serbia janë të barabarta dhe trajtohen ashtu që nga viti 2008, por sovraniteti i Kosovës nuk përmbyllet me veprime teknike dhe taktike, me marrëveshje si kjo. Ky është prolongim”.

“Dialogu teknik nuk i sjell asgjë Kosovës. Zotëri Kurti duhet të heqë dorë nga veprimet taktike populiste dhe të merret me kryetemën e dialogut që është njohja e ndërsjellë”, tha Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hoxhaj e quan prolongim vendimin për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet: Kurti të heqë dorë nga veprimet populiste
Lexo po ashtu Hoxhaj e quan prolongim vendimin për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet: Kurti të heqë dorë nga veprimet populiste

Sipas tij, Kosova duhet ta përdorë situatën aktuale dhe mandatin e presidentit amerikan, Joe Bide, për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë dhe temat si ajo e personave të pagjetur, targave e të tilla, duhet të përfshirën në të.

Mes tjerash, deputeti i PDK-së foli edhe për Samitin e fundit të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor, në të cilin pati shpresë së vendim pozitiv do të merret sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën, por që nuk ndodhi ashtu.

Hoxhaj vlerësoi se ky Samit ishte i dështuar pasi “BE-ja po e vazhdon politikën e status quo-s”.

“Kjo po ndodh meqë shtetet anëtare kyçe të BE-së nuk po e kanë të qartë se çka të bëjnë me këtë pjesë të Evropës. Fakti që Ballkani është ishull i madh i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, është e pakuptimtë që një Samit i tillë të përfundojë pa asnjë vendimmarrje”.

Ai u shpreh i shqetësuar duke thënë se nëse evropianët nuk reagojnë mirëfilli deri në fund të vitit me vendime për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit, do të ndërhyjnë rusët dhe kinezët.

“Në Ballkan paqja mund ta bëjë të pabesueshme luftën nëse ka marrëveshje Kosovë Serbi, nëse ka transformim të Marrëveshjes së Dejtonit, dhe mbi të gjitha integrim të Ballkanit në BE dhe veçanërisht anëtarësim të Kosovës dhe Bosnjës në NATO”, shtoi Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori