LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata re e BMW 8 Series dhe një makinë me tavan të hapur, spiunohen gjatë testimit (Foto)

Gjenerata re e BMW 8 Series dhe një makinë me tavan të hapur, spiunohen gjatë testimit (Foto)

Imazhet e spiunuara, i shfaqin dy modele nga BMW, që ishin planifikuar të lansohen gjatë qershorit në La Mans të Francës

Vetura më e madhe nga BMW, 8 Series Coupe dhe një tjetër me tavan të hapur, janë kapur gjatë procesit të testimit në Gjermani, me një shtresë të lehtë kamuflazhi, transmeton Telegrafi.


Pos eksterierit të 8 Series, reporterët arritën që t’i shkojnë pranë dhe ta fotografojnë edhe panelin kontrollues, ku shihet një ekran gjigant TFT.

Kjo veturë, pritet të lansohet gjate muajit qershor në La Mans të Francës.

Në anën tjetër, e kemi edhe një ‘Crossover’, të cilit i vërehen format agresive në pjesën e përparme, si dhe përfundimet e kujdesshme në pjesën anësore.

Në shikim të parë, është një makinë sportive, të cilës ka mundësi t’i largohet tavani, por nëse shikohet me kujdes, del të jetë edhe shumë elegant.

Duke u bazuar në kapëset e zeza në rrota, të dyja makinat besohet se kanë dalë prej linjës M të prodhimit.

Kjo nuk është hera e parë që është parë në 8 Series teksa teston në rrugë të hapur, por këtë herë kemi një afërsi shumë më të madhe.

Sipas të gjitha gjasave, nën kapak e ka motorin me 4.4-litra që prodhon 600 kuajfuqi. /Telegrafi/