LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rama merr pjesë në konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Gjeneral Rama merr pjesë në konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”
????????????????????????????????????

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën e 21-të të shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, e cila po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Temë kryesore e Konferencës është “Zgjerimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të Kartës së Shteteve të Bashkuara dhe Adriatikut (A-5) për integrimin e plotë në NATO dhe kontributi në sigurinë e Aleancës”.


Punimet e Konferencës i hapi shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë gjeneralkolonel Metodije Veliqkovski, kurse në cilësinë e komandantit suprem të vendit mikpritës, me një fjalë rasti iu drejtua pjesëmarrësve edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse në takimin e 21-të “SHBA-Karta e Adriatik A- 5”, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë e fortë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar dhe thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të mbështetjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.

Në Konferencë po mere pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën, gjenerallejtënant Timothy Ray si dhe komandantët e Gardave Nacionale të Shteteve të SHBA-ve, që janë partnere të vendeve pjesëmarrëse të Kartës së Adriatikut A-5.

Në këtë konferencë Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese në grup.

Punimet e kësaj konference, të nisura më 8 nëntor, pritet të përfundojnë më 10 nëntor 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori