LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e jashtëzakonshme, urdhërohet aktivizimi i ushtrisë – në kryeqytetin e Kirgistanit raportohet edhe për të shtëna armësh

Gjendje e jashtëzakonshme, urdhërohet aktivizimi i ushtrisë – në kryeqytetin e Kirgistanit raportohet edhe për të shtëna armësh

Presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bishkek dhe urdhëroi trupat të vendosen në rrugë ndërsa trazirat përfshinë vendin e Azisë Qendrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zyra e Jeenbekov tha se gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfshin një shtetrrethim dhe kufizime të forta të sigurisë, do të jetë në fuqi që nga e premtja deri më 21 tetor.


Në urdhrin e tij nuk thuhej se sa trupa do të vendoseshin ndërkohë që ato janë udhëzuar të përdorin automjete ushtarake, të vendosin pika kontrolli dhe të parandalojnë përplasjet e armatosura.

Ndërkohë, një gazetar i Reuters në kryeqytet dëgjoi të shtëna me armë dhe pa demonstrues nga grupet rivale duke hedhur gurë dhe shishe në drejtim të njëri-tjetrit dhe duke u përleshur.

Njëri prej grupeve u shpërnda, duke shmangur dhunën e mëtejshme dhe dukej se nuk kishte viktima.

Më herët presidenti kishte thënë se ai ishte “i gatshëm të jepte dorëheqjen” sapo të emërohej një kabinet i ri ndërsa politikanët kërkuan një mënyrë për të dalë nga një vakum i pushtetit që ka shtyrë Moskën të flasë për detyrimin e Rusisë për të siguruar stabilitetin.

Rusia e ka përshkruar situatën në Kirgistan, e cila kufizohet me Kinën dhe pret një bazë ushtarake ruse, si “një rrëmujë dhe kaos”.

Kriza teston fuqinë e Kremlinit për të formësuar politikën në sferën e saj në vendet e ish-ndikimit Sovjetik në një kohë kur luftimet kanë shpërthyer midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe Bjellorusia është përfshirë gjithashtu në protesta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori