LAJMI I FUNDIT:

Gjendja në Istog stabile, disa raste në monitorim nga stafi mjekësor

Gjendja në Istog stabile, disa raste në monitorim nga stafi mjekësor

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova bashkë me ekipin ndër sektorial për koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19 mbajtën mbledhje, ndërsa u tha se i tërë ekipi mjekësor është në gjendje gatishmërie 24 orë.

Rugova mori vendim që komuna e Istogut të vazhdoj të punoj më staf të reduktuar. Ai tha se vetëm punëtorët që janë të domosdoshëm për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve janë të obliguar të vazhdojnë punën e tyre.


Rugova apeloi që gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm sidomos ata të ardhurit nga jashtë vendi, e veçanërisht ata nga Italia, të vet-izolohen.

“Ne të gjithë jemi të gatshëm dhe të mobilizuar së bashku, stafi mjekësor dhe policia, bashkë do ja dalim mbanë”, tha kryetari i komunës së Istogut.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mujë Osmanaj, ku tha gjendja aktuale në komunën e Istogut është e qetë dhe stabile, por disa raste janë në monitorim nga stafi mjekësor.

Ndërkaq, drejtori i QKMF-së në Istog, Ymer Vuthaj tha se i tërë ekipi mjekësor është në gjendje gatishmëri 24 orësh, po ashtu janë edhe një numër i madh i vullnetarëve që janë lajmëruar që në rast nevoje do jenë të gatshëm për të ju dal në ndihmë qytetarëve.

Ramadan Gashi nga Stacioni policor në Istog tha se të gjitha bizneset, veprimtaria e të cilave është specifikuar në vendimin e qeverisë është duke u respektuar dhe bizneseve të cilave ju është lejuar veprimtaria janë duke operuar.

Po ashtu, drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Rugova raportoi së është bërë dezinfektimi i objekteve, siç është objekti i komunës së Istogut, objekti i Qendrës për Punë Sociale, objekti i Zjarrfikësve, objekti i Stacionit të Autobusëve.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës së sotme të bëhet dezinfektimi edhe i objekteve të tjera publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori