LAJMI I FUNDIT:

Gjendja në Hasanbeg dhe Haraçinë edhe pas ditës së nëntë nga vërshimet është larg normalizimit

Gjendja në Hasanbeg dhe Haraçinë edhe pas ditës së nëntë nga vërshimet është larg normalizimit

Edhe në ditën e nëntë nga vërshimet Haraçina është larg normalitetit, ujërat e ardhura nga vërshimet duket sikur kanë formuar një liqe artificial. Në afërsi të fshatit gjenden rreth 200 dhen të ngordhur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Banorët thonë se institucionet duhet të reagojnë më shpejtë që të mos përhapet ndonjë sëmundje, meqë thonë se zona e përmbytur që tani i ngjan një liqeni artificial në të cilin ka edhe shtazë të tjera të ngordhura, që i ka sjell uji.


Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari pas nëntë ditëve i kanë parë dhentë e ngordhura. Prej atje ende nuk japin ditë të saktë se kur do të fillojnë me tërheqjen e bagëtisë së ngordhur.

Edhe në Hasanbeg banorët thonë se kanë kërkuar nga kompetentët që ta largojnë inventarin e dëmtuar para shtëpive të tyre. Ekipet e grumbullimit kanë arritur vetëm pasi banorët e kanë kallur inventarin e dëmtuar.

“Pasi që deri më tani nuk u paraqiten ekipet për mbledhjen e mbeturinave, ne i dogjëm. Tashmë ka ardhur një kamion dhe dy ekskavator. Por, çka mund të bëjnë ato me vetëm tre automjete? Sot thanë se do të dërgojnë tre kamionë, por dërguan vetëm një”, kanë deklaruar banorët e Hasanbegut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori