Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas takimin me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend në përgjithësi është stabile, megjithëse sipas saj, situatë më e brishtë paraqitet në katër komunat në veri për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia.
Musliu në një deklaratë për media tha se Serbia përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokalë për qëllim tensionimit të situatës në Kosovë si dhe ka angazhuar mekanizmat e saj ilegalë për të monitoruar aktivitetet e strukturave të sigurisë në Kosovë.
“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend në përgjithësi është stabile. Situata më e brishtë në Republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të katër komunave në veri, për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia dhe aktiviteteve të shtuara të strukturave ilegale, grupeve kriminale dhe organizatave e të ndryshme radikale”.
Serbia përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokalë për qëllim tensionimit të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegalë për të monitoruar aktivitetet e strukturave të sigurisë në Kosovë, por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së bëri të ditur se AKI bazuar në të dhënat e saj raportoi për veprimtarinë e strukturave të Serbisë që në muajt e ardhshëm niveli i kërcënimit nga Serbia mund të rritet kur i kemi parasysh mobilimin e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes së Serbisë, deklaratat kërcënuese të Serbisë për Kosovën si dhe rritjen e financimit dhe forcimit të strukturave të kundërligjshme në Kosovë, mbështetja e individëve dhe grupeve të krimit të organizuar për të ushtruar aktivitete të kontrabandës, ekonomisë joformale, kalimet ilegale.
Musliu më tej tha se cak mund të jetë pronat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, Lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitaku dhe Kodra e Minatorëve.
“Target janë edhe banesat kolektive brenda qytetit në veriut të Mitrovicës, ndërtimet në katër komunat në veri janë pa leje të institucioneve te Kosovës dhe trendi i largimit të shqiptarëve përbënë shqetësim edhe për ne edhe për AKI-n”, tha ajo, derisa ftoi institucionet që të jenë të vëmendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë