E ngarkuara e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic është shprehur e tronditur pas vizitës në ishujt grekë. Nuk kemi të bëjmë më me pranim azilkërkuesish, kjo është luftë për mbijetesë, tha ajo.
“Kjo është një situatë para shpërthimit”, bëri të ditur Dunja Mijatovic pas vizitës në kampet e refugjatëve në ishujt Lesbos dhe Samos dhe qytetin e Korintit. Mungon kujdesi mjekësor dhe pajisjet sanitare. Në Samos familjet në nevojë ngrenë vetë me drunj strehëza sa të mund të fusin kokën. Për ushqimin dhe banjot duhet pritur me orë. “Kjo nuk ka të bëjë më me pranim azilkërkuesish, kjo është kthyer në luftë për mbijetesë”, u shpreh Mijatovic para mediave.
Mijatovic megjithatë lëvdoi mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, por theksoi, se ky problem nuk zgjidhet vetëm përmes mjeteve financiare. Ajo kërkoi që të marrin përgjegjësi të gjitha vendet e BE-së.
Dhjetëra mijëra vetë presin në ishujt e Egjeut
BE dhe Greqia duhet të mendojnë, për atë, se si të mbështeten më mirë komunat në terren, theksoi Mijatovic. Janë ato që pranojnë prej vitesh një numër “të konsiderueshëm” të refugjatëve. Edhe zemërimi i banorëve për “situatën e padurueshme aktualisht” nuk mund të mohohet.
Ka disa muaj që në Greqi është rritur numri i refugjatëve që vijnë përmes Egjeut.
Në ishujt Lesbos, Kios, Samos, Leros dhe Kos presin aktualisht më shumë se 35.000 refugjatë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në kampin e regjistrimit në Samos qëndrojnë gati 10 herë më shumë migrantë, se sa mund të mbajë kampi. Në kampin Moria qëndrojnë 14.000 refugjatë, 5 herë më shumë se kapacitetet e kampit.
Pakti i BE-së me Greqinë parashikon, që BE të gjithë refugjatët që vijnë ilegalisht përmes Turqisë në ishujt grekë të kthehen. Por trajtimi i kërkesave të azilit ecën shumë ngadalë në Greqi për shkak të mungesës së personelit.
Ndërkohë parlamenti grek debaton të enjten për miratimin e një ligji për azilin që do të sjellë disa ashpërsime.
Drafti parashikon procedura të përshpejtuara dhe zhvendosjen e azilkërkuesve në kuadër të paktit të refugjatëve në Turqi.
Në bazë të ligjit të ri, deri në fund të vitit do të zhvendosen 20.000 azilkërkues nga ishujt grekë brenda tokës greke. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën