LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e komuniteteve RAE alarmante, mungojnë përfaqësuesit e tyre

Gjendja e komuniteteve RAE alarmante, mungojnë përfaqësuesit e tyre

Përfaqësues nga zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve (VoRAE), konsiderojnë se gjendja e tyre është alarmante.

Në mungesë të përfaqësuesve-deputetë  të komuniteteve, zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve (VoRAE) dhe rrjeti KOSINT kanë mbajtur takimin e parë publik me deputetë.

Sipas Isak Skenderit nga VoRAE, gjendja e komuniteteve është alarmante, dhe se ky takim po synon avokimin dhe integrimin e tyre.

“Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë vazhdojnë të jenë komunitetet  më të margjinalizuara në shtetin tonë, me sfida të shumta veçanërisht në fushat e arsimit dhe punësimit, të cilat janë dy pikat kyçe dhe kryesore edhe për neve, edhe dy temat që kishim dashur edhe me grupin e juaj t’i trajtojmë, dhe përmes juve të tentojmë në një mënyrë të ndërtojmë politikat me të cilat do të mundemi  me i tejkalu këto dy, veçanërisht këto dy sfida kryesore”, tha Skenderi.

Jehona Xhaferi nga rrjeti KOSINT tha se janë bërë bashkë të gjitha organizatat të cilat punojnë për komunitetet, në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje, dhe të ndikojnë në avokomin e tyre.

“Një prej ideve ka qenë që ta bëjnë një grup të deputetëve nga partitë shumicë, për të na ndihmuar ose për përkrahjen e aktiviteteve të ndryshme kemi shiku por, mos të përmendim emra të ndryshëm në buxhetim për qendra mësimore ose në ndarje të informatave për punësim, një ide është për nga aspekti i punësimit,  të gjitha pozitat të cilat do të hapen, sepse disa do të dalin në pension në ndërmarrje publike sidomos, nëpërmjet jush të marrim informata me kohë dhe të sakta që të mund ne të ndihmojmë për nga ana e komunitetit për aplikim në këto pozita  edhe për masa afirmative”, tha Xhaferi.

Ndërsa, sipas deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari Lila, do të duhej që të mblidhen statistika dhe shifra në lidhje me gjendjen e tyre, që në atë mënyrë të mund të kenë ide edhe si të veprojnë.

“Unë mendoj që duhet me shku në një  operacionalizim më të madh edhe të aktivitetit tanë, por edhe në pika konkrete të cilat dëshirojmë me i arrit. E kam frikën edhe duke i lënë të gjeneralizume synimet tona për shembull avancimi në cilësinë e arsimit ose rritja e punësimit, do të mbesin në këtë pikë aty edhe ku kemi fillu” tha Kusari-Lila.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku u shpreh se në këtë takim do të duhej të ishin deputetët përfaqësues të komuniteteve që të dihet se cilat janë pengesat për avokimin e tyre.

“Unë e kam një ide, një propozim, që sigurisht ju keni me kundërshtu, sepse me start kom pyet, pse nuk i kem kolegët e komuniteteve do të thotë që juve ju përfaqësojnë në Kuvend, nuk janë në grupin avokues, unë e kam marrë përgjigjen që më lehtë depërton zëri i juaj shumicë në Kuvend, gjë që është e vërtetë edhe fakti tjetër është i vërtetë që e kanë pasur fuqinë e vogël që me ndihmu komunitetit të vet, mirëpo sa do që është e vogël ajo fuqi, dëshira e tyre duhet me qenë shumë sinqertë. Ku dëshira dhe vullneti duhet me qenë shumë më e madh se i joni”, tha Izmaku.

Për mos prezencën e deputetëve përfaqësues të komuniteteve, është ankuar edhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po ajo është shprehur e gatshme që  t’iu dalin në ndihmë komuniteteve , e po ashtu të ndikojnë në avokimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori