Barcelona po përballet me pasiguri të madhe sa i përket rikthimit në stadiumin e saj, Spotify Camp Nou.

Klubi ende nuk e di saktësisht kur do të mund të luajë sërish në shtëpi, pasi punimet e rikonstruksionit janë larg përfundimit.


Fillimisht, Blaugranët planifikonin të hapnin stadiumin me ndeshjen për Trofeun Joan Gamper, më 10 gusht 2025, por ky plan tashmë është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Një video e publikuar së fundmi tregon gjendjen aktuale të punimeve dhe paraqet një panoramë shqetësuese: shumica e tribunave nuk janë përfunduar, ndërsa infrastruktura kryesore ka ende nevojë për përmirësime të mëdha.

Punimet për rindërtimin e Camp Nou vijojnë, por është e qartë se rikthimi në stadium nuk do të ndodhë aq shpejt sa pritej fillimisht.

Për shkak të këtyre vonesave, Barcelona mund të detyrohet të vazhdojë të zhvillojë ndeshjet e saj në Stadiumin Olimpik të Montjuic, të paktën në fillim të sezonit 2025/26.

Klubi ende nuk ka dhënë një afat zyrtar për përfundimin e punimeve dhe rikthimin në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app