LAJMI I FUNDIT:

A gjendet vetmia në ADN? Studimi zbulon diçka mjaft interesante për personat në depresion

A gjendet vetmia në ADN? Studimi zbulon diçka mjaft interesante për personat në depresion

Sipas këtij studimi, vetmia mund të jetë në ADN-në tuaj.

Për dekada me radhë shkencëtarët janë munduar të kuptojnë se përse vetmia i prekë disa njerëz më shumë se të tjerët  dhe shumë janë përpjekur të gjejnë një lidhje të kësaj me gjenetikën, transmeton Telegrafi.


Por tani hulumtuesit kanë ofruar një përgjigje shumë interesante rreth vetmisë – ata kanë zbuluar se ambienti jonë është ndër indikatorët më të fuqishëm në ndjenjat që i kemi.

Ata gjithashtu kanë zbuluar se gjenet e caktuara i bëjnë disa persona më vigjilent ndaj lidhjeve sociale, gjë që shkakton depresionin kur ata ndjehen të neglizhuar.

Këto ndjenja rriten në mënyrë dramatike nëse personi ka stil të pashëndetshëm të jetës, gjë që ndikon në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Arsyet që i kanë shpirë shkencëtarët të ndërlidhin gjenetikën me vetminë është fakti se personat e vetmuar, të cilët kishin numrin e njëjtë të miqve të ngushtë dhe familjarëve me persona tjerë, ishin ndjerë se struktura e tyre shoqërore nuk është aq adekuate sa e tjerëve.

Pra, edhe në rrethana krejtësisht të njëjta, disa persona kishin pasur tendenca të jenë më të vetmuar se të tjerët. Kjo dhe zbulimet tjera kishin bërë që hulumtuesin të thonë se vetmia mund të jetë e trashëgueshme me neuroticizmin – gjendje emocionale negative në periudha afatgjata – dhe me depresionin.

Në fakt, studimet tregojnë se vetmia është parashikues më i saktë i vdekjes së parakohshme sesa obeziteti.

Ndër gjërat më intrige të këtij studimi ishte zbulimi se truri i njeriut reagon ndaj vetmisë në të njëjtën mënyrë që truri i përgjigjet dhimbjes.

Dhimbja fizike na paralajmëron për një dëm potencial në inde dhe na motivon të kujdesemi për trupin – e njëjta gjë ndodhë edhe me vetminë që na paralajmëron për një dëm në ‘trupat tonë social’. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori