LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një vajzë e vdekur në Manastir

Gjendet një vajzë e vdekur në Manastir

Një vajzë njëzetekatërvjeçare është gjetur e vdekur për shkaqe të panjohura deri më tani, ndërsa trupi i pajetë i saj është gjetur nga të afërmit e saj.

Më 12.10.2018 rreth orës 21:30 në shtëpinë që gjendet në rrugën “Solunska” në Manastir, pronë e G.B, është gjetur e vdekur nga mbesa e saj L.V. (24) nga fshati Slladuevo, nga Demir Hisari.


Në vendin e ngjarjes ekspertizë po bëjnë pjesëtarët e njësitit të SPB-së Manastir, ndërsa mjekët nuk kanë konstatuar shenja të dhunës. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/