Një person është gjetur pa shenja jetë në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ndodhi mes datave 18-23.04.2025 rreth orës 22:38.


Tutje thuhet se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Mitrovicë Veri / 18-23.04.2026/22:38. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion trupi i pajetë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/