Gjendet një mjet i dyshuar në Rahovec

Policia e Kosovës njofton se një mashkull në Rahovec, ka raportuar se pasi ka mbaruar punën në fushë në të kthyer tek automjeti i tij kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer.
Sipas raportit policor, njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/05/2019





















































