LAJMI I FUNDIT:

Gjendet mjet shpërthyes në Vushtrri, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

Gjendet mjet shpërthyes në Vushtrri, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i
Foto: Ilustrim

Një mjet shpërthyes është gjetur në afërsi të shkollës në fshatin Dumnicë e Mesme të Vushtrrisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq për tërheqjen e mjetit shpërthyes janë përkujdesur njësitet e FSK-së dhe KFOR-it.


“Fsh. Dumnicë e Mesme, Vushtrri 11.08.2021 – 19:20.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrugë, në afërsi të shkollës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia përkatëse të FSK-së dhe e  KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/