LAJMI I FUNDIT:

Gjendet drogë në Burgun e Dubravës

Gjendet drogë në Burgun e Dubravës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara ka gjetur substanca narkotike në Burgun e Dubravës.

Rastet kanë ndodhur më 22, 30 dhe 31 korrik, transmeton Telegrafi.


Siç thuhet në njoftim, substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut.

Rastet janë duke u hetuar nga Prokuroria:

Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 31.07.2023-09:50. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 6 është gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale sasi e dyshuar e llojit marihuanë në një pako me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.

Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 30.07.2023-19:45. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 3 dhoma 10 tek i burgosuri mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese ku dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.

Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 22.07.2023-10:50. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 3 krahu V1 tek i burgosuri mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese të që dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. /Telegrafi/