Edona Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës e cila kishte rezultuar e zhdukur për më shumë se dy javë, është gjetur sot në Ferizaj.

Një person nga Ferizaj ka kontaktuar babanë e saj, i cili edhe ka shkuar ta marrë atë.

Gjetjen e saj e ka njoftuar vet familja e vajzës.

Vajza tanimë është me familjen e saj në Hajvali të Prishtinës, ndërsa Policia do ta marrë në pyetje atë.

Rasti ishte lajmëruar në polici një ditë pas largimit të saj nga shtëpia.

15- vjeçarja, Edona Vllasaliu ishte zhdukur me datën 13 mars. Sipas babait të saj, ajo nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë nxënëse e mirë dhe pasi e ka përfunduar orarin e shkollës atë ditë nuk është kthyer në shtëpi.