LAJMI I FUNDIT:

Gjenden nëntë granata dore në Prizren, FSK-ja bënë deminimin e tyre

Gjenden nëntë granata dore në Prizren, FSK-ja bënë deminimin e tyre

Policia e Kosovës në Prizren ka gjetur nëntë granata dore të cilat ishin të pashpërthyera.

Rasti ka ndodhur dje rreth orë 08:50, bënë të ditur policia në raportin 24 orësh.


“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm. /Telegrafi/