LAJMI I FUNDIT:

I gjenden mbi 10 kilogramë drogë, arrestohet i dyshuari

I gjenden mbi 10 kilogramë drogë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë gjatë patrullimit ka vërejtur një person të dyshuar afër rrethojës së autostradës dhe në afërsi një veturë të ndaluar me targa gjermane.

Patrulla policore gjatë kontrollit të personit, të veturës dhe hapësirës përreth gjen një çantë me 20 qese substancë e dyshuar e llojit marihuanë.


Sasia e substancës narkotike e gjetur është: 10 kg e 068 gramë. Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit, i njëjti tenton t’u ofrojë 100 euro mito zyrtarëve policorë.

Policia njofton prokurorin kujdestar në Prizren për rastin e gjetjes së substancës narkotike dhe për ofrimin e mitos. Me urdhër të prokurorit i dyshuari B.M, ( 1987), dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Po ashtu, policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (10 kg e 068 g.), veturën e të dyshuarit dhe dy kartëmonedha nga 50 euro.