LAJMI I FUNDIT:

Gjenden eshtra njeriu në Ambasadën e Vatikanit në Romë – mund të jenë çelësi i zgjidhjes së një misteri 35 vjeçar!

Gjenden eshtra njeriu në Ambasadën e Vatikanit në Romë – mund të jenë çelësi i zgjidhjes së një misteri 35 vjeçar!

Eshtrat e një njeriu janë zbuluar në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Romë dhe mund të jenë çelësi i zgjidhjes së një misteri 35 vjeçar.

Eshtrat u gjetën gjatë punimeve në ambasadën e Vatikanit në Itali, në afërsi të muzeut të famshëm Villa Borghese.

Në një deklaratë nga Vatikani u tha se ekspertët po përpiqeshin të përcaktonin moshën, gjininë e eshtrave dhe datën e vdekjes.

Mediat italiane kanë spekuluar se mund të jenë eshtrat e një vajze adoleshente të një punonjësi të Vatikanit, që u zhduk në vitin 1983.

Zhdukja e 15-vjeçares Emanuela Orlandi është e lidhur gjerësisht me krimin e organizuar ose me një përpjekje për të detyruar lirimin nga burgu të Mehmet Ali Agcës, një turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Pali II në 1981.

Vëllai i saj, Pietro, ka bërë fushatë për dekada të tëra për tu zbuluar se çfarë ka ndodhur me të.

Ai akuzoi Vatikanin se heshti në lidhje me çështjen, përcjell oranews.tv.

Por eshtrat gjithashtu mund të jenë edhe të Mirella Gregori, e cila u zhduk në Romë 40 ditë para Orlandit dhe ishte gjithashtu 15 vjeç, raportojnë mediat italiane.

Ajo iu përgjigj një telefonate në shtëpinë e saj dhe u tha prindërve se ishte një nxënës shkolle. Mirella doli për ta takuar dhe nuk u kthye më kurrë.

Detektivët thonë se është e mundur që rastet të jenë të lidhura.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori