Gjatë zgjedhjeve lokale Maksim Dimitrievskit nuk i pengonte flamuri shqiptar, dalin fotografitë gjatë fushatës

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski, tha se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar në qeveri do ta lëshojë të njëjtën.
Dimitrievski reagoi pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti. Ai tha se “ky është ai narrativi BDI që vazhdon në vazhdimësi. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski.
Por në vitin 2021 në zgjedhjet lokale, kur Dimitrievski garoi për kryetar të Komunës së Kumanovës, atij gjatë fushatës nuk i pengonte flamuri shqiptar. Pas deklaratës së tij, në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografitë në të cilat Dimitrievski shihet duke bërë fushatë edhe me flamurin shqiptar.
Ai madje u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës edhe me vota të qytetarëve shqiptarë.
Ndaj deklaratave të tij kanë reaguar edhe përfaqësuesit e VLEN-it, të cilët janë poashtu pjesë e Qeverisë. Arben Taravari tha se Dimitrievski ende është në eufori të fushatës dhe se deklarata e tij nuk është serioze.
“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë.
“Maksim Dimitrievski ka marrë plot vota shqiptare kur u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës. Përsëri do të ketë zgjedhje dhe ai do ta kthejë retorikën. Dje qarkulluan foto në të cilat shihej se në zyrën e tij ka flamur shqiptar. Mendoj se më shumë është populizëm se sa seriozitet”, tha mes tjerash Taravari.
Ndryshe, partia e Dimitrievskit në zgjedhjet e fundit mori gjashtë deputetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

"Indirekt më kërkuan të votoj Haxhiun për postin e kryetares", Balje: Sigurisht që e refuzova

Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Gjendet e vdekur një 40-vjeçare në një objekt në ndërtim në QKUK, policia tregon dyshimet e para

Haradinaj: Do ta votojmë për kandidat unifikues edhe Glauk Konjufcën

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit