LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit të kaluar, Bentley shënoi 100 vjetorin dhe numër shumë të lart të shitjeve

Gjatë vitit të kaluar, Bentley shënoi 100 vjetorin dhe numër shumë të lart të shitjeve

Shënimi i 100 vjetorit të kompanisë, ishte një sukses shumë i madh

Në vitin 2019, kur Bentley shënoi 100 vjetorin, Bentley shiti 11,006 makina, apo pesë për qind më shumë se një vite më herët, derisa modelet më të kërkuara ishin Continental GT dhe Bentayga, transmeton Telegrafi.


Ky është viti i pestë me radhë, që Bentley shet mbi 10,000 vetura brenda një viti, duke lënë të kuptohet se ky prodhues është duke u rritë në mënyrë shumë të suksesshme.

“Kjo është një arritje shumë e madhe, duke ditur se në të nuk hyn edhe Flying Spur që historikisht, përbën 20 për qind të shitjeve të Bentley”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Bentley, Adrian Hallmark. Modeli Flying Spur që u prezantua gjatë vitit të kaluar, nuk doli në shitje, pasi iu nënshtrua disa testimeve shtesë.

Por, këtë makinë, Bentley duket se e ka lënë që ta lansoi gjatë këtij vitit dhe të arrijë nivel të lartë shitjesh, duke filluar nga fillimi i vitit. Tregu i Shteteve të Bashkuara, ishte më i madhi me 2,913 makina të shitura, derisa shitje të kënaqshme ka pasur edhe në Evropë, derisa në Kinë ka pasur kërkesa më të ulëta.

Continental GT ishte modeli më i shitur gjatë vitit 2019, me rritje të shitjeve prej 54 për qind, ndërsa SUV Bentayga gjithashtu pati një rritje prej 18 për qind.

Kërkesa për Continental GT u rrit me futjen e motorit V8 dhe Bentayga përfitoi me përditësimet në versionet Speed, Design Series, dhe Hybrid. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW X8 po vjen!

BMW X8 po vjen!

Auto
Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Kina ka një problem me veturat elektrike dhe ky është lajm i keq edhe për Elon Musk

Kina ka një problem me veturat elektrike dhe ky është lajm i keq edhe për Elon Musk

EVs
Frenat po kërcasin: Kur duhet të shqetësoheni dhe ta vizitoni mekanikun?

Frenat po kërcasin: Kur duhet të shqetësoheni dhe ta vizitoni mekanikun?

Auto
Kalo në kategori