Gjatë vitit 2021 në Klinikën e Pediatrisë u trajtuan 56 fëmijë të prekur nga leukemia akute

Në Repartin e Hemato-onkologjisë Pediatrike në QKUK, këtë vit janë trajtuar 56 fëmijë që vuajnë nga leukemia akute.
Kjo sëmundje e kancerit llogaritet si më e shpeshtë tek fëmijët për të cilin kërkohet trajtim deri në dy vite. Fëmijët që trajtohen janë prej 1-muajsh e deri në 18-vjeç ndërsa mosha më e prekur që kërkojnë shërim në këtë klinikë është ajo e parashkollorëve.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci-Uka, tregon se rastet e reja në vit me këtë sëmundje që kërkojnë trajtim sillet deri në 55 të tilla.
“Duke marrë parasysh që numrin e rasteve që lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë gjerësisht në Repartin e Hematoonkologjisë, numri i tyre sillet diku prej 50 deri në 55 raste në vit po flas për rastet e reja, këtë vit deri më tani kemi pasur 56 raste ka ndodhur ndonjë vit që kemi më shumë por është plus-minus pesë raste brenda një viti. Në bazë të kësaj e vlerësojmë që nuk kemi ndonjë rritje apo zvogëlim të këtyre rasteve me manuitetet e moshave pediatrike”, ka treguar Grajçevci-Uka.
Grajçevçi-Uka thotë se fëmijët në spital qëndrojnë deri në tre muaj por terapia duhet të vazhdojë deri në dy vite.
“Këta fëmijë qëndrojnë deri në tre muaj për arsye se është edhe faza e induksionit që ne e quajmë fazë e trajtimit si të themi intensiv të sëmundjes apo të trajtimit, dhe pacientët qëndrojnë diku tre muaj, por terapia komplet e cila kërkon trajtim të fëmijëve është diku deri në dy vjet”, ka shtuar ajo.
Mjekja specialiste e pediatrisë dhe hematologjisë tregon edhe për shenjat e para që vihen re të fëmijët me leukemi.
“Ka shenja të ndryshme tek këta fëmijë që i vërejmë, ku në rend të parë tek shumica e rasteve dominojnë një anemi me etnologji të pashpjegueshme, se ne kemi raste edhe të anemive të ndryshme, mënyra e të ushqyerit nuk ka qenë adekuate dhe ka ardhur deri tek një anemi që ne i kemi me mungesë të hekurit më të shpeshta, por një anemi me etnologji të pashpjeguar, mandej me plogështi, lodhje, me ndryshime në lëkurë ndonjëherë me formë të pikave të kuqe në lëkurë apo të gjakderdhjeve të imta, ku nuk ka të bëjë me numrin e ulur të tropocideve, janë qelizat e gjakut të cilat marrin pjesë në kalkulimin e gjakut apo të trashjes së gjakut, ndonjëherë të parat që preken te leukemitë janë këto qeliza që zvogëlohen, d.m.th shkatërrohen në palcën koskore dhe neve na vjen me një numër të zvogëluar të trombociteve”, ka thënë ajo.
Grajçevci-Uka thotë se pacientët që trajtohen në këtë klinikë janë deri në moshën 18-vjeçare, por numri i të prekurve mbetet ai i parashkollorëve.
“Ne trajtojmë fëmijët prej moshës 1-mujore deri në moshën 18-vjeçare, fëmijët më të shpeshtë i kemi diku të moshave parashkollore, kemi pasur raste edhe të moshave të rritura në kuptimin e moshave 15-17 vjeç, kemi fëmijë që i trajtojmë edhe ato por më shumë kemi fëmijë të moshave parashkollore”, tha ajo.
Në lidhje me furnizimin me barna, Grajçevci-Uka thotë se i marrin nga barnatorja qendrore mirëpo për këtë kujdeset edhe nga shoqata “Care for Kosovo Kids”.
“Medikamentet zakonisht furnizohemi prej barnatores qendrore një pjesë e tyre, kurse një pjesë e tyre e cila mungon zakonisht furnizohemi prej shoqatës humanitare e cila na ndihmon që sa vite me radhë, shoqata ‘Care for Kosovo Kids’, për pjesën tjetër e cila mungon prej barnatores furnizohemi nga kjo shoqatë”, vijoi ajo për kp.
Për fëmijët me leukemi në këtë kohë të vitit mendojnë edhe shoqatat e tjera të cilat në mënyrë të organizuar kujdesen që t’i gëzojnë me dhurata të ndryshme.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh – të njëjtit pranuan tretman mjekësor

Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë

Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës