LAJMI I FUNDIT:

Gjatë shiut të rrëmbyeshëm, një burrë i mbajti ombrellën kadetit që bënte roje nderi (Foto)

Gjatë shiut të rrëmbyeshëm, një burrë i mbajti ombrellën kadetit që bënte roje nderi (Foto)

Një dashamirës i bejsbollit në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, është quajtur hero pasi i mbajti ombrellën një kadeti që bënte roje nderi, derisa binte shi i rrëmbyeshëm.

Fotografia ku ai shihet teksa kryen këtë veprim mbresëlënës, është bërë viral menjëherë, duke grumbulluar edhe shumë reagime pozitive, transmeton Telegrafi.


“Veprim që qo do duhej ta bëjnë të gjithë, për të ndihmuar ata që i shërbejnë shtetit tonë”, është një prej komenteve të shumta.

Ombrella e hapur mbi rojën e nderit

Ngjarja ka ndodhur gjatë Ditës Përkujtimore, në të cilën amerikanët i nderojnë të rënët gjatë luftërave ushtarake. /Telegrafi/