LAJMI I FUNDIT:

Gjatë janarit 31,223 vizitorë në hotele të Kosovës, më shumë se gjysma ishin të huaj

Gjatë janarit 31,223 vizitorë në hotele të Kosovës, më shumë se gjysma ishin të huaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin janar 2022, ku pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

ASK nëpërmejt një komunikate thekson se sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishin 31 223, prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj.


Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës, me 10 351 vizitorë dhe 19 106 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj., thuhet në komunikatë. /Telegrafi/