LAJMI I FUNDIT:

Gjatë fundjavës tenda para Kuvendit, kërkohet barazi për fëmijët me nevoja të veçanta

Gjatë fundjavës tenda para Kuvendit, kërkohet barazi për fëmijët me nevoja të veçanta

Iniciativa qytetare “5 deri 12” të premten (19) maj do të mbajë konferencë në orën 11:55 para Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të tregojnë informacionet dhe agjendën për kampin i cili do të vendoset para Kuvendit në “Parkun e Gruas” në periudhën prej 20-22 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të prindërve, fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, ju bëjmë thirrje mediave lokale dhe nacionale të mbështesin dhe të forcojnë zërin tonë në gjithë territorin e Maqedonisë. Si provë për qëndrimet tona gjatë muajit të kaluar, kur vendosëm tenda për 3 ditë, këtë herë përsëri do të jemi para Kuvendit me numër më të madh”, njoftojnë nga iniciativa./Telegrafi/