LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Aktivist që nuk shuhet kurrë

Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Aktivist që nuk shuhet kurrë

Të shtunën janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ndërkaq homazhe pranë varrit të tij sot bënë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e aktivistë tjerë.

Kryeministri Kurti tha se Astrit Dehari është një aktivist që nuk shuhet kurrë.


“…Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astri Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe në këtë gjashtëvjetor të vdekjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit. Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”, tha Kurti.

E pranishme në homazhe ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo theksoi ese përgjegjësinë kryesore për moszbardhjen e rastit të Deharit e mban Prokuroria.

“…Jemi këtu për të përkujtuar aktivistin tonë, Astrit Dehari, një aktivist shembullor, i cili dha gjithçka që vetëm Kosova të jetë një vend i jetueshëm e ku ka drejtësi, barazi. Në fakt do të donim drejtësi për Astritin, por që fatkeqësisht atë nuk e kemi dhe sigurisht përgjegjësinë kryesore e mban Prokuroria, sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit”, u shpreh ajo.

Ndryshe, më 5 nëntor të 2016 aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori