LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vatra zjarri në Shqipëri  

Gjashtë vatra zjarri në Shqipëri  
Foto: Ilustrim

Zjarret janë reduktuar ndjeshëm sot dhe raportohet 6 vatra aktive në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.

Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.


Efektivë të Forcave të Armatosura dhe të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Siç njofton Top Channel, zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës.

Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren.

Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori