Gjashtë transferime të mahnitshme që nuk ndodhën kurrë për shkak të grave të futbollistëve

Futbollistët janë vazhdimisht në lëvizje, duke shqetësuar familjet e tyre se duhet ndërruar ambient.
Disa madje do të shkojnë jashtë vendit dhe do të duhet të vendosen në vende të huaja të panjohura për ta.
Vitin e kaluar, Jack Rodwell nënshkroi për Western Sydney Wanderers, një lëvizje që ai pranon se ishte frymëzuar nga gruaja e tij australiane.
Ish-trajneri i Man Utd, Louis Van Gaal zbuloi se si Lisa gruaja e Thomas Mullerit e pengoi një lëvizje të propozuar prej 90 milionë euro në Old Trafford në vitin 2015.
“Në vitin 2015 do të kishte qenë e mundur nëse gruaja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit”, tha Van Gaal.
Por, çfarë ndodh me bashkëshortet që kanë prishur transferimet e partnerëve të tyre?
Këtu janë gjashtë raste, të cilëve u është thënë që të qëndrojnë larg atyre klubeve që ata pothuajse kishin arritur marrëveshje.
MAURO ICARDI TE NEWCASTLE
Në familjen e “Icardi” ju ndjeni se është gruaja e tij Wanda ajo që bën gjithçka, përveç rasteve kur ajo shpërndan përmbajtje të egra në Instagram.
E famshme, kushdo që dëshiron të merret me sulmuesin e PSG-së duhet të kalojë përmes bukuroshes argjentinase, e cila është agjentja e tij.
Newcastle i sapoblerë nga sheikët e Arabisë Saudite mendoi se do t’i jepej mundësi të nënshkruante me Icardini, por ashtu nuk doli të ishte.
“Largimi nga Parisi nuk është në planet e Mauro dhe Wanda, është gjëja e fundit që ata duan”, tha një burim për Gazzetta dello Sport.
“Nuk e shoh që Mauro t’i bashkohet një klubi tjetër së shpejti”. Sigurisht jo për Tyneside, gjithsesi.
OLIVIER GIROUD TE EVERTON
Vera e vitit 2017 i dha Olivier Giroud dhe gruas së tij Jennifer diçka për të menduar.
Me një ofertë në tavolinë nga Everton, ku ai do të merrte më shumë kohë për lojë pasi humbi vendin e tij të parë në ekipin e Arsenalit, e ardhmja e tij ishte në ekuilibër.
Por, trajneri i atëhershëm, Sam Allardyce, zbuloi se gruaja e sulmuesit nuk ishte e interesuar të transferonte gjësendet e saj në Liverpool.
“Ai (Giroud) nuk dëshiron të lëvizë në veri të Londrës, nuk mendoj. Ose gruaja e tij. Është shumë e rëndësishme për gratë që të kenë rolin e tyre”, kisht deklaruar Allardyce.
“Normalisht ato janë shefet, këtë e them me përvojë”.
LEWANDOWSKI TE PSG
Përpara se klubi francez të transferonte Neymarin dhe Kylian Mbappen në skuadrën e tyre, ishte Robert Lewandowski që thuhet se ishte objektivi kryesor në vitin 2017 për të udhëhequr linjën e tyre të sulmit.
Por, u shfaqën spekulime se dietologia mahnitëse Anna nuk donte të shkonte në Paris dhe ai qëndroi me Bayern Munichun.
Sulmuesi polak i hodhi poshtë thashethemet, por pranoi kontaktin me një ekip të Ligue 1.
“Po, unë kam pasur tashmë mundësinë të nënshkruaj me klube në Francë në të kaluarën”, kishte potencuar polaku për Telefoot.
“Gruaja ime nuk dëshiron të shkojë në Paris? Jo, nuk kam dëgjuar kurrë diçka kaq idioteske. Kjo nuk ka të bëjë fare me këtë, ndonjëherë ka shumë parametra”.
Megjithatë, ajo ishte e lumtur që miratoi lëvizjen e tij në Barcelonë – duke dhënë një mesazh të fshehtë për të ardhmen e tij kur ai ishte në diskutime për një marrëveshje në “Camp Nou”.
SERGIO RAMOS TE MAN UTD
Veterani spanjoll u shfaq i destinuar për “Teatrin e Ëndrrave”, përpara se të vendosej përfundimisht për PSG-në vitin e kaluar.
Një mega pagë prej rreth 18 milionë euro në vit për dy vjet ishte, ndoshta, një katalizator më i madh.
Megjithatë, u duk gjithashtu se Mançesteri nuk i pëlqente prezantueses së mrekullueshme televizive Pilar Rubio.
Në vend të kësaj, kryeqyteti francez i ofroi asaj dhe katër djemve të tyre një jetë më të mirë.
ZIDANE TE MAN UNITED
Edhe trajnerët duhet të dëgjojnë gratë e tyre.
Zinedine Zidane ishte i lidhur me një lëvizje te Manchester United për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në karrigen e nxehtë të “Old Trafford” sezonin e kaluar, përpara se Ralf Rangnick të merrte detyrën në përkohësi dhe Erik ten Hag më pas të bëhej pasuesi i tij.
Edhe pse, kjo nuk i pëlqente zonjushës së tij Veronique, e cila thuhet se qëndroi në rrugën e një lëvizjeje.
Daily Record tha në atë kohë, Zizou ishte i interesuar për këtë punë. Por, ka një pengesë në rrugë.
Raporti këmbënguli që Veronique nuk ishte e prirur të jetonte në Mançester dhe do të preferonte që burri i saj të bënte një pushim më të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

Notat e lojtarëve, Inter 2-2 Bayern Munich: Martinez, lojtar i ndeshjes

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

VAR kërkon gjashtë minuta për të vendosur - a ishte penalltia kapja e Rice ndaj Mbappes, flet eksperti

Notat e lojtarëve, Inter 2-2 Bayern Munich: Martinez, lojtar i ndeshjes

“Remontada” mbetet vetëm fjalë – Arsenali fiton ndaj mbretërve edhe në “Santiago Bernabeu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura