LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të mirat shëndetësore që i sjell konsumimi i ujit të ngrohtë

Gjashtë të mirat shëndetësore që i sjell konsumimi i ujit të ngrohtë

Shumica prej nesh e fillojmë mëngjesin me një filxhan kafe ose çaj – për ta ngrohur trupin tonë pasi zgjohemi nga gjumi.

Ne preferojmë që ujin ta konsumojmë të ftohët , por sipas mjekësisë ‘Ayurvedic’, kjo është gabim, transmeton Telegrafi.


Duke konsumuar rregullisht ujë të ngrohtë – sidomos në mëngjes,ne mund ta shërojmë trupin tonë, përmes përmisimit të sistemit të tretjes dhe reduktimit të mbeturinave metabolike të cilat janë të pranishme në sistemin e imunitetit.

Doktorët rekomandojnë të konsumoni ujë të ngrohët në mëngjes, e zakonisht ta përzieni atë me një limon të pasur me polifenol, ose me një çaj sepse e zvogëlon aktivitetin e rrezatimeve të lira në trup. Konsumimi i ujit të ngrohët e përmirëson shëndetin e zorrëve.

Ndryshe nga uji i nxehtë, ujit të ftohët i mungojnë shumë minerale thelbësore të cilat janë të nevojshme për sistemin e tretjes gjatë ushqimit.

Për personat që e preferojnë ujin e ftohët – doktorët rekomandojnë ta bëjnë atë 20 minuta para ose pas shujtës, asnjëherë gatë shujtës.

Sidoqoftë, përveç këtyre, më poshtë i keni të renditura gjashtë ndër arsyet kryesore se përse preferohet të konsumoni ujë të ngrohët:

– E pastron sistemin e tretjes

– Ndihmon në shërimin e kapsllëkut

– I lehtëson dhimbjet

– Ndihmon në heqjen e kileve të tepërta

– E përmirëson qarkullimin e gjakut

– E parandalon plakjen e parakohshme

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori