Me t’u rritur, mësojmë të dashurojmë
Zakonisht, dashuria e parë është idealiste, dhe i dashuri i parë është më i përkryeri në sytë tanë. Por përvoja bën të vetën; na mëson të gjykojmë më ftohtë, të njohin dhe deri diku të kontrollojmë ndjenjat, duke na bërë më të matur në marrëdhënie.
Por, deri atëherë, përgjithësisht njerëzit kalojnë nëpër këto lloj dashurish:
1. I dashuri platonik
Me ‘platonike’, kuptohet diçka ideale, përgjithësisht të largët me njeriun që idealizojmë dhe më shumë të bazuar tek ajo që duam që ai të jetë sesa tek ajo që ai është. Prandaj dashuria e parë thonë se të jep zhgënjimin më të madh; është sikur një perde e trashë, e padepërtueshme të bie nga sytë dhe…realiteti mund të mos jetë i keq, por jo ai që besonim.
2. I dashuri emocional
Është ajo dashuria e pashpjegueshme që mund të ndjesh edhe për dikë që nuk përmbush asnjë kriter nga lista e gjatë…dhe të gjithë të pyesin: ‘Po ti, çne me atë?!”. Epo, është një kimi e pashpjegueshme shpirtrash që ju bën bashkë…edhe pse e dini se nuk është ai/ajo që keni ëndërruar. Aq intensive, aq e mbushur me emocione është kjo dashuri, sa zakonisht përfundon shpejt, dhe jo mirë.
3. I dashuri fizik
Ka kimi e kimi… Ndodh që njohim njerëz të cilëve nuk u rezistojmë dot fizikisht, me të cilët përjetojmë një pasion të çuditshëm. Këta janë partnerët që na mësojnë të duam trupin tonë dhe të kemi më shumë vetëbesim. Janë partnerët që, edhe pse largohen sapo pasioni shuhet, na lënë shijen e mirë e një seksualiteti që nuk e njihnim tek vetja.
4. I dashuri ambicioz
Kur jemi në të 20-at, dëshirat dhe ambiciet për karrierën na bëjnë të tërhiqemi nga njerëz që kanë të njëjtat aspirata dhe ndajnë të njëjtat ëndrra me ne. Këta janë partnerët që të nxisin të këmbëngulësh, të mbështesin në karrierën që ke zgjedhur dhe pse jo, i thonë dikujt një fjalë të mirë për ty. Disa prej këtyre dashurive përfundojnë edhe me martesë, sepse pak gjëra mund t’i bëjnë bashkë dy njerëz si ambicia.
5. I dashuri që të do më shumë/ më pak se e do ti
Është ai që ti e do shumë, ose ai që të do shumë. Duket sikur të gjithë e përjetojnë të paktën një herë një marrëdhënie të pabarabartë në aspektin e ndjenjave; i thyejmë dikujt ndjenjat dhe pastaj vjen dikush e na i thyen ne. Karma? Epo, duhet të ketë një gisht në gjithë këtë.
6. Vetja
Sepse pas të gjitha marrëdhënieve të suksesshme, të pasuksesshme, ato që të bëjnë të ndihesh mirë apo ato që të lëndojnë, kupton se në të vërtetë, ka qënë e gjitha në dorën dhe mendjen tënde. Nëse ke pasur fatin t’i përjetosh të gjitha llojet e lartpërmendura të dashurisë, me gjasa ka ardhur një moment kur je lodhur dhe ke dëshiruar të rrish nja një vit vetëm. Gjatë kësaj kohe, mëson të duash veten dhe atëherë, je me të vërtetë gati për çfarëdolloj dashurie për dikë tjetër, më e kthjellët dhe më e ndërgjegjshme se kurrë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë