Gjashtë stacione pompash jashtë funksionit në Gjakovë, shkak ndërprerja e energjisë elektrike

KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot disa stacione të pompave do të jenë jashtë funksionit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike
Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 15:30, ndërsa jashtë funksionit do të jenë stacionet e pompave në Polluzhë, Pastaselë, Vrajak, Bratotin, Hereq dhe Novosellë.
Si pasojë, KRU “Gjakova” ka paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në zonat që furnizohen nga këto stacione.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































