LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë sekretet pas fustanit të nusërisë së princeshës Diana

Gjashtë sekretet pas fustanit të nusërisë së princeshës Diana

Kur zonja Diana Spencer u martua me Princin Charles më 29 korrik 1981, bota priste me padurim për të parë fustanin e nusërisë që do të bëhej një nga më të famshmit e të gjitha kohërave.

Vetëm 19 vjeçare, Diana ishte kthyer në një ikonë mode brenda natës pasi u shpall fejesa e çiftit – dhe ethet që rrethuan dasmën dhe atë që do të vishte Princesha e ardhshme pushtuan Britaninë (dhe gjithë botën).


Ndërsa martesa e tyre nuk do të zgjaste, imazhi i fustanit të nusërisë ekstravagant me mëngë të fryra të Dianas ka qëndruar me fansat mbretërorë për dekada.

Këtu, ne hedhim një vështrim prapa në fustanin e dasmës së Princeshës së Wales – dhe disa fakte pak të njohura rreth pamjes ikonike.

Kurora e dasmës së Princeshës Diana më në fund do të jetë pjesë e një ekspozite
Lexo po ashtu Kurora e dasmës së Princeshës Diana më në fund do të jetë pjesë e një ekspozite

Dizajnerët e saj të veshjeve fillimisht menduan se kërkesa për punë ishte një shaka

Ndërsa shumë prisnin që Diana të zgjidhte një shtëpi më të njohur britanike të modës për ditën e saj të madhe, ekipi i ri burrë e grua – David dhe Elizabeth Emanuel u zgjodhën përfundimisht për të dizajnuar fustanin e saj – dhe dyshja në të vërtetë menduan se po talleshin në fillim. Edhe pse çifti kishte bërë disa veshje për nusen e ardhshme në prag të dasmës, ata kurrë nuk prisnin të dizajnonin për një nga ngjarjet më të mëdha mbretërore në histori.

Fustani i Dianës nuk ishte i bardhë – dhe për arsye të mirë

Me mëngë të mëdha të fryra, harqe, dantella dhe 10 mijë perla, fustani me tafta mëndafshi frymëzoi tendencat e nusërisë përgjatë viteve 1980 – dhe kopje të pafundme u shpërndanë në mënyrë që nuset e etura të mund të merrnin pamjen. Sa i përket siluetës së stilit të lartë dhe të dredhur, ajo i tha botimit se “frymëzimi vinte nga kudo”.

"Muza" prapa fustanit të dasmës së princeshës Diana është një legjendë e aktrimit britanik
Lexo po ashtu "Muza" prapa fustanit të dasmës së princeshës Diana është një legjendë e aktrimit britanik

Nuanca e fildishtë e fustanit “ishte aq e këndshme për ngjyrën e saj të trëndafilit anglez”, tha Elizabeth Emanuel për Daily Mail. “Unë konstatoj se dantella e bardhë ka tendencë të duket e lirë. Fildishi shtoi bukurinë natyrale të Dianës”.

Vello ishte më e gjata në historinë mbretërore

Familja Emanuels u nis për të bërë bujë kur ishte fjala për fustanin e Dianës, dhe ata sigurisht ia dolën – vello prej 7.6 metrash është më e gjata e çdo fustani mbretëror të dasmës në histori. Ndërsa hulumtonin fustanet mbretërore të dasmës, çifti “mori vesh se vello më e madhe mbretëror ishte gjashtë metra”, tha David për Today – kështu që ata vendosën ta bënin një të tillë edhe më të gjatë.

Dizajnerët ishin “të tmerruar” për rrudhat e fustanit

Një nga aspektet e veshjes së Dianës që kritikohet shpesh është se sa e rrudhur dukej në ditën e saj të dasmës. Duke folur gjatë një speciale të ITV 2018 të quajtur “Ftesë në Dasmën Mbretërore”, Elizabeth tha (nëpërmjet The Mirror) se dyshja menduan se “do të rrudhej pak”, por jo në atë masë sa ishte ndërsa Diana po udhëtonte për në kishë.

Kristen Stewart thotë se veshja e fustanit të nusërisë së Princeshë Dianës për filmin e ri ishte 'drithëruese'
Lexo po ashtu Kristen Stewart thotë se veshja e fustanit të nusërisë së Princeshë Dianës për filmin e ri ishte 'drithëruese'

“Isha e tmerruar, me të vërtetë, sepse ishte shumë e rrudhosur. Ishte shumë më tepër nga sa mendonim”.

Ekzistonte një fustan rezervë që askush nuk e dinte

Kur bëhej fjalë për veshjen e Dianës, ata nuk po rrezikonin – kështu që ata krijuan një fustan të dytë, të ndryshëm për çdo rast.

Siç tha Elizabeth për Daily Mail, stili rezervë ishte i ngjashëm me origjinalin e Princeshës Di, por pak më i thjeshtë; i mungonin të gjitha veshjet e dantellave dhe kishte një mëngë më të shkurtër dhe bust të ndryshëm.

Diana e njollosi fustanin me parfum pak para dasmës

Sipas Peopl, ‘Lady Di’ zgjodhi Quelques Fleurs, një aromë romantike nga parfumeri parizian Houbigant, për ditën e saj të madhe. Megjithatë, parfumi – i cili kërkon “më shumë se 15 mijë lule” për të krijuar një shishe, sipas markës – përfundoi në të gjithë fustanin e Dianës vetëm disa minuta para se ajo të dilte.

Statuja e Princeshës Diana përmban këtë veshje simbolike
Lexo po ashtu Statuja e Princeshës Diana përmban këtë veshje simbolike

Edhe pse Elizabeth Emanuel tha për Daily Mail se ata krijuan një fund shtesë që mund të ishte ngjitur mbi fustanin “vetëm në rast se ajo derdhte diçka poshtë vetes atë ditë”, rezulton se nuk kishte kohë të mjaftueshme për këtë. /Telegrafi/