Shpesh nuk ka nevojë për fjalë. Një specialist i gjuhës së trupit na udhëzon për të bërë ato veprime që sigurojnë një ndjenjë respekti dhe për të shmangur ato që ulin pikë.
Mbaj një dorë poshtë mjekrës
“Është një veprim që e bëjnë njerëzit e suksesshëm, Hillary Clinton, Steve Jobs në kopertinën e biografisë së tij. Është një pozë mendimtare, një veprim që thotë “Kur të ketë kohë të vështira, unë do gjej zgjidhjen.”
Mos thith buzët
“Tërheqja e buzëve nga brenda thotë që po mban diçka. Kur politikani amerikan Anthony Weiner tha që i kishin vjedhur llogarinë e Twitter, tërhoqi buzët. Kështu bëjnë njerëzit kur fshehin një emocion që nuk e ndajnë dot me të tjerët.”
Bashko gishtat
Bashko mollëzat e gishtërinjve për të rritur autoritet. Oprah Winfrey e bën, ashtu si dhe Donald Trump para se të thotë “Je i pushuar”. Barack Obama ka një veprim më të moderuar, si të ishte duke mbajtur një top basketbolli, që përcjell kuptueshmëri ndaj çështjes.
Mos e humb kontrollin e përkuljes së kokës
“Mos jep kurrë informacion me kokë të përkulur, duket sikur nuk jep garanci për informacionin. Nëse je duke biseduar dhe jo duke bindur dikë, mund ta përkulësh kokën, por kujdes drejtimin: në rast se përkulesh në të djathtë do të shohin si më tërheqës dhe nëse e përkul në të majtë do të shohin si më inteligjent.”
Kryqëzo duart
Specialistët thonë që kur kryqëzon duart krijon distancë, që është e vërtetë kur personi nuk të njeh, por nëse je me miq, kryqëzoji! Mund të ndihmojë të kuptosh një problem, sepse veprimi përdor të dyja anët e trupit, duke angazhuar të dyja hemisferat e trurit: të majtën logjike dhe të djathtën kreative. Studimet thonë që kryqëzimi i krahëve na bën më të aftë në një situatë të ndërlikuar.”
Mos rrudh hundën
“Kam njohur një grua të bukur me të cilën askush nuk dilte në takim të dytë. Pasi e pashë si ndërvepronte me meshkujt, e kapa problemin: Kur qeshte ajo rrudhoste hundën, një shenjë universal mospëlqimi. Burrat që dilnin me të më thanë që ata mendonin që ajo nuk i pëlqente, por nuk e dinin pse. Ajo filloi mos ta rrudhoste më hundën dhe tani është martuar. Kjo është fuqia e gjuhës së trupit”, thotë eksperti sado e pabesueshme të jetë kjo për ty. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
Pamje të mahnitshme të rrugës së re Dobrunë-Blinisht që lidh dy kufijtë shqiptarë
Truk me të cilin do t’i eliminoni njollat yndyrore, njollat nga bari dhe ndryshku me një veprim!
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
Ky lloj druri mund të thajë një moçal?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë