LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona arrestohen për vjedhje në Deçan

Gjashtë persona arrestohen për vjedhje në Deçan

Policia në Deçan, në bashkëpunim me njësitë tjera policore dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, javën që po lëmë pas, gjatë një pune operativo – hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë 6 persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘grabitje me armë’.

Personat e dyshuar të arrestuar lidhur me këtë rast janë: Xh. Th. (1975), A. P. 1993, L. P.1988, F. O.1985,B. K. 1991 dhe M.P (M. P 1979)

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në terren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin, ku me vendim të prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Nga hetimet e koordinuara me njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në këto raste konsiderojmë që janë siguruar prova të mjaftueshme për zbardhjen e të paktën 20 (njëzet) rasteve të ‘vjedhjeve të rënda’ dhe ‘grabitjeve me armë’ që dyshohet se janë kryer nga të dyshuarit e lartcekur.

Në këtë veprimtari intensive policore janë kontrolluar – bastisur disa lokacione, shtëpi dhe objekte përcjellëse që kanë qenë në shfrytëzim nga të dyshuarit në këto raste, ku gjatë kontrollit është arritur të gjenden dhe sekuestrohen: tri armë zjarri, sasi e konsiderueshme e municionit, sasi e konsiderueshme e stolive të arit, sasi të parave të gatshme, një llap-top dhe një I-Pad, disa telefona celularë etj.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët .

Bashkangjitur do të gjeni disa foto të mjeteve të vjedhura dhe të sekuestruara nga të dyshuarit si dhe mjete tjera të kundërligjshme./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori