LAJMI I FUNDIT:

​Gjashtë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

​Gjashtë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me COVID-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka filluar me trajtimin e rasteve që janë të prekur me coronavirus.

Shefi i personelit dhe komunikimit, Shefajet Berisha thotë për KosovaPress se situata është nën kontroll, dhe se gjendja e pacientëve është stabile.


“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren, në repartin e Infektives, janë duke u trajtuar 6 pacientë të konfirmuar pozitiv në testimin me COVID-19. Gjendja e përgjithshme është stabile. Për rezultatet pritet deri 3 ditë”, thekson Berisha.

Deri më tani në Prizren janë konfirmuar 301 raste të infektuar me këtë sëmundje, ndërkaq katër prej tyre kanë vdekur. Berisha thotë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë në dispozicion 24 shtretër në repartin e Infektives.

“Për momentin në dispozicion janë 24 shtretër në repartin e Infektivës dhe 26 në repartin e Pulmologjisë. Gjendja aktualisht është e menaxhueshme”, shton Berisha.

Për më shumë se katër muaj, në Kosovë janë konfirmuar 3064 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori