LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra si ta ndaloni veten nga të rënit në dashuri shpejt

Gjashtë mënyra si ta ndaloni veten nga të rënit në dashuri shpejt

Dashuria është e verbër. Edhe personat më të kujdesshëm priren të humbasin sensin e të arsyetuarit kur bien në dashuri

Jay Shetty ndan disa mendime se si të marrim vendime të mira në mënyrë të vetëdijshme në lidhje me kë dhe si ne dashurojmë.

“Dashuria e vërtetë është gjithmonë natyrale, reale dhe organike. Kjo nuk do të thotë që duhet të jetë e shpejtë dhe e menjëhershme”, sqaron ai.

Këto janë gjashtë mënyrat, sipas tij, që do t’ju ndihmojnë për të pasur fokusin e duhur dhe për të mos rënë shumë shpejt ‘brenda’.

1. Si e përcaktoni dashurinë?

Pyeteni veten se çfarë do të thotë dashuria për ju dhe si doni që ajo të duket?

2. Cilat janë vlerat e dashurisë tënde?

“Vetëm sepse ju përdorni të njëjtat fjalë apo gjuhë, nuk do të thotë se keni vlera të njëjta”, tha Shetty. Të dish se çfarë vlerëson në një marrëdhënie dhe në dashuri do të të ndihmojë të shohësh nëse vlerat e dikujt tjetwr janë në të njëjtën linjë me tuajën.

3. Çfarë synoni në jetë?

“A po ju ndihmon personi për t’u afruar më shumë aty ku ju doni, apo po ju shtyjnë në drejtim të kundërt me të”, duhet të pyesni veten sipas tij.

4. Cilët janë tre prioritetet e mia kryesore?

Për këtë mund t’ju vijë në ndihmë:

a. Nuk do të dilja kurrë me një person i cili ….?
b. Çfarë është e palëkundur në listën tuaj të prioriteteve?
c. Cilat janë gjërat që ju nuk do t’i toleroni, pavarësisht se sa tërheqës është personi për ju?

5. Cilat janë tre preferencat që kam kur bëhet fjalë për dikë me të cilin jam në një lidhje?

Ka gjëra ndaj të cilave tërhiqemi tek një person dhe kjo është në rregull. Të pasurit e një ideje në lidhje me preferencat ndihmon në marrjen e vendimeve të rëndësishme që lidhen me zgjedhjen e personit të duhur.

6. Cilat janë tre pikat e nevojshme për të cilat personi tjetër ka nevojë, dhe a mund t’i arrij ato?

Jini të ndershëm në lidhje me ato që personi tjetër ka nevojë nga ju. Nëse nuk i plotësoni dot ato sipas mënyrës që ata presin që të plotësohen, ata nuk do të ndihen të dashuruar. Duke bërë këtë ju mund të parandaloni lëndimin e njëri- tjetrit.

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori