LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë fakte në të cilat SHBA-të renditen në nivel me vendet e pazhvilluara

Gjashtë fakte në të cilat SHBA-të renditen në nivel me vendet e pazhvilluara

“Ne jemi duke u bërë një vend i botës së tretë”, ishte paralajmërimi i lëshuar nga Donald Trump më 16 qershor të vitit 2015, kur ai njoftoi kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara. Kjo u përsërit disa herë radhazi nga Trump gjatë fushatës zgjedhore, duke krahasuar sektorë si arsimi me vendet e tjera të botës. Kjo u cilësua si ekzagjerim nga kritikët e tij.

Sidoqoftë, në fakt ka disa tregues të mirëqenies që e vendosin superfuqinë e vendeve të pasura ndonjëherë madje edhe në nivel të vendeve të konsideruara më pak të zhvilluara. ‘BBC Mundo’ tregon se cilat janë 6 prej treguesve që vënë në dyshim nivelet e zhvillimit dhe mirëqenies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


1. Jetëgjatësia

Raporti i fundit i OKB-së i Zhvillimit të Programit njerëzor tregon se jetëgjatësia e amerikaneve 79.2 vjeç. Raporti e vendos atë në vendin e 40 në botë, pas grupit të vendeve të zhvilluara dhe nën vendet e Amerikës Latini si Kili, Kosta Rika dhe Kuba.

Vendi me jetëgjatësinë më të madhe është Japonia, me 83.7 vjet dhe i fundit në listë është Swaziland me 48.9 vjet.

2. Vdekshmëria

Numri i fëmijëve që vdesin për 1000 lindje është një tjetër tregues klasik i mirëqenies sociale. Sipas raportit më të fundit të UNDP-së, i cili përdor të dhëna nga 2015, në Shtetet e Bashkuara kjo shifër qëndron në 5.6. Kjo e vendos atë në vendin e 44-t në botë.

3. Vdekshmëria e nënës

Që nga fillimi i këtij shekulli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një rritje të numrit të vdekshmërisë së nënave. Kështu, shkalla e tyre shkoi në 17.5 vdekje për 1000 lindje në vitin 2000 në 26.6 në vitin 2015. Kjo sipas të dhënave të publikuara nga revista ‘The Lancet’ në janar të 2017. Është një fenomen që shkon kundër tendencave në pjesën tjetër të botës së industrializuar ku ka pasur një rënie të numrit të nënave të vdekura gjatë lindjes në po të njëjtën periudhë.

4. Shkalla e vrasjeve

Siguria personale, mundësia e ruajtjes së jetës, konsiderohet si një element tjetër themelor i mirëqënies sociale. Sipas raportit më të fundit të OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNDOC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan një normë vrasjesh prej 4.88 vdekjesh për 100 000 qytetarë, gjë që e vendos në vendin e 59-të në botë.

5. Shtatzënitë në adoleshencë

Përveç shtimit të rrezikut për shëndetin e grave të reja, shtatzënitë në adoleshencë shpesh shoqërohen me lloje të ndryshme të problemeve sociale. Sipas shifrave të Bankës Botërore për vitin 2015, SHBA regjistron një normë prej 21 lindjesh të këtij lloji për çdo 1.000 gra të moshës 15-19 vjeç, e cila e vendos atë vend në vendin e 68-të në të gjithë botën, në të njëjtin nivel me Xhibutin dhe Aruban.

6. Arsimimi

Gjatë nisjes së kandidaturës së tij, Trump tha se SHBA u bë vendi i tretë në botë duke iu referuar të dhënave mbi performancën arsimore. Është qendra e dhjetrave universiteteve më të mira në botë. Por, kjo nuk do të thotë që formimi mesatar i amerikanëve është i barabartë me ato të arsimit të lartë. ‎/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori