LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsye pse Manchester United mund ta kërcënojë dhe ta eliminojë Barcelonën

Gjashtë arsye pse Manchester United mund ta kërcënojë dhe ta eliminojë Barcelonën

Barcelona ka kujtime të mira në vitet e fundit dhe do të tentojë t’i sjell në mendjen para përballjes me Manchester United. 

Blaugranat fituan në vitin 2009 në finalen e Ligës së Kampionëve 2-0 kundër Manchester United , pastaj mas dy vitesh 3-1 kundër të njëjtit kundërshtar.


Sidoqoftë, Camp Nou sjell kujtime të mira për Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester Unitedin, pasi ishte trajner shënoi golin në minutën 93-të, që e fitoi edhe trofeun më të lakmuar në Evropë në vitin 1999.

Tani shorti i hodhi përballë dy klube me histori, ku me gjasë mund të   na dhurojë edhe dy ndeshje spektakolare.

Marca ka zgjedhur gjatë arsye që Manchester United do t’i sjell probleme Barcelonës, duke tentuar edhe ta eliminojë.

Të fuqishëm në ajër

Nëse ka ndonjë zonë ku United mund të epërsi, është në gjatësi.

Chris Smalling dhe Nemanja Matic janë 1,94 të gjatë, Scott McTominay vjen në 1.93, Paul Pogba është 1.91, Romelu Lukaku është 1.90, David de Gea  është 1.89, Victor Lindelof është 1.87, sikurse Eric Bailly. Marcus Rashford është 1.85.

Kjo epërsi në gjatësi nuk është duke u përkthyer në gola, pasi çuditërisht ata kanë vetëm pesë gola në të gjitha garat me kokë.

Barcelonën duhet të jetë e vëmendshëm.

United ndihet ‘i pamposhtur’

Fitorja në Parc des Princes, me 10 lojtarë të dëmtuar ku e mbyllën deficitin prej 2-0, ka qenë një nxitje e jashtëzakonshme dhe besimin për klubin.

Që nga ardhja e Solskjaer, lojtarët janë ndjerë pothuajse të pamposhtur dhe numrat e tregojnë këtë.

Në 18 ndeshje, ai kanë 14 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Përveç kësaj, skuadra është përballur me shumë sfida të forta. Ka humbu vetëm ndaj Arsenalit dhe Paris Saint-Germain, ndërsa kanë mposhtur Chelsean dhe Tottenhamin, si dhe kanë barazuar me Liverpoolin.

Një Pogba në top formë

Pogba është shembulli më i mirë kur bëhet fjalë për rritjen individuale të një lojtari në drejtimin e Solskjaer.

Me Jose Mourinho, ai luajti 20 ndeshje dhe shënoi pesë gola dhe duke dhënë edhe katër asistime.

Me norvegjezin ai ka tetë gola dhe gjashtë asistime në vetëm 14 ndeshje.

Ander Herrera dhe Matic po luajnë shumë mirë pas tij, duke i dhënë më shumë liri. Gazetat flasin në superlativ për francezin.

Një numër 9 ose ‘9 i rremë’?

Kjo është pyetja e madhe që Solskjaer duhet t’i përgjigjet: një bast për një numër të rremë 9, si një Jesse Lingard, ose një qendër sulmues klasik si Lukaku?

Lingard e ka besimin e norvegjezit, por Lukaku ka përfituar nga lëndimet e shumta ku ka dhe gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit.

Kundërsulm vdekjeprurës

United nuk luan sikurse që luante me Jose Mourinhon. Ata përpiqen të ndërtojnë lojë, por është e qartë se kanë probleme herë pas herë.

Barcelona do të marrë iniciativën, ndërsa United do të presin që ta shfrytëzojnë ndonjë gabimi të vogël në kundërsulm.

Ata shfrytëzuan tre gabime kundër PSG-së për të shënuar tre gola me vetëm katër goditje në portë.

Kur është fjala për lëvizjen e shpejta në kundërsulm, ata kanë specialistë në Lingard, Rashford, Anthony Martial, Lukaku dhe Pogba.

Siguria midis shtyllave

David de Gea është një nga portierët më të mirë në Ligën Premier dhe në botë.

Jo rastësisht, ai e ka mbajtur në 100 ndeshje portën e pastër në Ligën Premier dhe është zgjedhur për katër vite si lojtari më i mirë i United.

Ish ylli i Atletico Madridit, di të bëjë ndeshje të mëdha sikurse ajo ndaj Tottenhamit, ku priti 11 topa. /Telegrafi/