LAJMI I FUNDIT:

Gjarpër i gjatë rreth dy metra gjendet në një shtëpi në Draçevë (Foto)

Gjarpër i gjatë rreth dy metra gjendet në një shtëpi në Draçevë (Foto)

Një gjarpër me gjatësi prej rreth dy metrave është gjetur në oborrin e një shtëpie në Draçevë.

Pronarët e shtëpisë thonë se bëhet fjalë për gjarpër helmues, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“24info” ka kontaktuar autoritetet në Kopshtin Zoologjik në Shkup, prej ku thonë se gjarpri nuk është i rrezikshëm.

Jordanço Milloshevski, biolog në Kopshtin Zoologjik thotë se gjarpri është i llojit “Dolichophis caspius”.

“Pranvera është stinë kur më shumë paraqiten gjarpërinjtë. Bëhet fjalë për gjarpër të parrezikshëm, nga i cili nuk duhet të ketë panik. Aspak nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut”, tha Milloshevski.

Sipas të dhënave që mund të gjenden për këtë lloj të gjarprit, është më i gjati në Evropë./Telegrafi/