Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurve A.Ç., J.D., dhe G.H., të cilët akuzoheshin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri B.F., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.
Siç thuhet në njoftim, trupi gjykues pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë.
Të pandehurit A.Ç., J.D. dhe G.H., akuzoheshin se në konkursin e shpallur nga bordi i drejtorëve të K.R.M. “Çabrati”, për pranimin e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.
“Në atë mënyrë që duke qenë në cilësinë e anëtarëve të komisionit rekrutues kanë shpërfillur udhëzimin administrativ (MASHT) nr. 126/2016, lidhur me parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave, duke përzgjedhur kandidatin që nuk i plotëson kriteret sipas konkursit si dhe duke i cenuar të drejtat e punësimit të tjerëve në atë mënyrë që kandidatit B.F., në dokumentacionin e konkursit ka prezantuar diplomë të Universitetit “K.”, i lëshuar në Republikën e Shqipërisë, të pa nostrifikuar, si dhe nuk i plotëson kriteret e parapara që të ketë përvojën e punës në nivelin e lartë drejtues, me ç’rast iu kanë shkaktuar dëm kandidatëve të tjerë”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa i pandehuri B.F., akuzohej se në cilësinë e kandidatit, me vetëdije paraqet deklarim të rremë në konkursin e shpallur nga bordi i drejtorëve të K.R.M. “Çabrati”, për pranim të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, paraqet një deklaratë nën betim në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, se kandidati duhet të ketë pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit dhe një deklaratë nën betim, në të cilën deklaron se ai i përmbushë kushtet e kualifikimit.
“Për kundër faktit, i njëjti nuk i plotëson kriteret për përzgjedhje sipas konkursit për pranimin e kryeshefit ekzekutiv, në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë”, thuhet tutje.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur