LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë: Hidhni mbeturinat në shportë dhe fitoni 15 minuta Wi-Fi falas

Gjakovë: Hidhni mbeturinat në shportë dhe fitoni 15 minuta Wi-Fi falas

Nëse jeni në Gjakovë dhe keni nevojë për qasje në internet, atëherë bëni mirë që të afroheni tek shportat e mençura, të hidhni mbeturinat dhe ju do të shpërbleheni me 15 minuta shërbim wireless falas.

Të rinjtë nga Jakova Innovation Center të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot prezantuan shportat e mençura të cilat janë krijuar nga të rinjtë e këtij qyteti.


Në këto shporta, ju do të mund të hidhni mbeturinën, ta skanoni atë që do të hidhni në shportë dhe pastaj të pajiseni me një kod i cili iu mundëson Wi-Fi pa pagesë në interval kohor prej 15 minutash.

Promovimi i projektit “SmartBin” u bë në parkun kryesor të qytetit të Gjakovës, ndërsa të tilla pritet të vendosen edhe në lokacione të tjera, si në Shkugëz, tek lumi Krena dhe tek parku i ri i qytetit.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, falënderoi të rinjtë që u angazhuan në këtë projekt si dhe ftoi qytetarët e tjerë që të angazhohen për një ambient më të pastër.

Ky projekt u implementua nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe me përkrahjen financiare të Komunës së Gjakovës dhe Bashkimit Evropian

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori