Nën organizimin e Komunës së Gjakovës dhe Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita si dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës, është mbajtur sot në Gjakovë ligjërata për vetëdijesimin e sëmundjeve të kancerit të gjirit.
Nafije Latifi, kryetare e Ojq-së Jeta/Vita është shprehur falënderuese ndaj Komunës së Gjakovës për mbështetje në organizim të kësaj punëtorie.
Ajo ka theksuar që shoqata Jeta/Vita është themeluar me qëllim që të bëj informimin dhe ndërgjegjësimin e grave për këtë sëmundje duke organizuar aktivitete të ndryshme në mënyrë që mesazhi të arrij tek gratë që zbulimi i hershëm është shpëtim.
Sipas njoftimit për media, ajo ka folur për përvojën e Institutit Onkologjik si dhe për mundësitë më të mira që janë krijuar për gratë duke ofruar personel të kualifikuar dhe mbulueshmëri me barëra falas.
Në këtë takim ka folur edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila është shprehur se Komuna e Gjakovës ka përkrahur gjithmonë aktivitetet rreth vetëdijesimit të grave për sëmundjet e kancerit, më konkretisht kemi realizuar një ndër investimet më të mëdha që janë bërë në Gjakovë duke ofruar mamografin statik për kontrolle falas, ku për një kohë të shkurtër janë bërë 350 vizita në këtë mamograf.
Ajo më tutje ka theksuar domosdoshmërinë e kontrollit të hershëm mjekësor duke apeluar tek gratë që të bëjnë vizita të rregullta për shëndetin e tyre si dhe të kujdesen për stilin e jetesës sa më të shëndetshme.
Ndërsa Vildane Gogu, onkologe, ka shpjeguar format e parandalimit të kancerit në gji duke dhënë detaje për simptomat më të shpeshta dhe llojet e ndryshme të kancereve që janë paraqitur në Kosovë.
Sipas ligjëruesve në Kosovë gjatë vitit 2015 me kancer janë identifikuar 920 veta, ku prej tyre me kancer gjiri janë identifikuar 210 veta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City